I vuri thikën në fyt gruas, Britania dëbon shqiptarin që tmerroi Anglinë

Diaspora

I vuri thikën në fyt gruas, Britania dëbon shqiptarin që tmerroi Anglinë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:11
Ardian Rragami

Shqiptari Ardian Rragami, 47-vjeç është dëbuar nga Britania e Madhe, pas apelit që gruaja e tij u bëri autoriteve vendase, shkruan “Daily Mail”.  

Rasti i emigrantit shqiptar Ardian Rragami, 47-vjeç, shokoi Britaninë, pasi u filmua duke i vënë thikën në fyt gruas.

Rragami ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, por ishte duke përdor dashurinë për familjen si një argument kundër ekstradimit të tij në Shqipëri.

Historia e ekstradimeve të tij: 

Rragami u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjeçar për një vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin 'Ardian Gashi', ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.

Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.

Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në  Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi “Daily Mail” zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij. Më pas 47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byzylyk elektronik.

Ardian Rragami ishte një vrasës i njohur dhe është kthyer në atdheun e tij gati tre vjet, pasi rasti i tij u zbulua.

Ai u largua, pasi mori një dënim me burg prej 8 muajsh, por Zyra e Shtëpisë, në Britani njoftoi se u deportua këtë të enjte.

Ndërsa Sekretarja e Shtetit Sajid Javid tha dje:

“Autorët e rrezikshëm, të cilët abuzojnë me mikpritjen e këtij vendi duke kryer krime, nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Jam i kënaqur që Ardian Rragami, i cili ka kryer krime të neveritshme si këtu dhe në vendin e tij, tani është larguar me sukses nga Mbretëria e Bashkuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat