Vogëlushja shqiptare në luftë me jetën, italianët mbysin shoferin: Copë m...

Diaspora

Vogëlushja shqiptare në luftë me jetën, italianët mbysin shoferin: Copë m...

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:23
Dal Santo fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por kur u pikas nga policia doli nga furgoni dhe u dorëzua.

Foshnja shqiptare që u aksidentua pasditen e djeshme në Marostica teksa luante me familjen e saj, është duke luftuar me jetën në spitalin e Padovas, ku mjekët i kanë hequr njërën këmbë për ta mbajtur në jetë.

Bashkë me të, të lënduar mbetën edhe nëna, babai dhe vëllai 4-vjeçar, por pa rrezik për jetën.

Njeriu që shkaktoi aksidentin është Pietro Dal Santo, sipërmarrës 58-vjeç, profili i të cilit në Facebook është mbushur me komente të shumta, ku nuk mungojnë as kërcënimet për aktin e kryer.

Image

Dal Santo fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por kur u pikas nga policia doli nga furgoni dhe u dorëzua.

Fillimisht ai nuk pranoi ti nënshtrohej testit anti-alkool, por pas vendimit të gjykatësit prova u krye dhe 58-vjeçari italian doli pozitiv.

Nëse sheh profilin e italianit, ve re shumë foto të tij me gota birre apo vere në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat