Zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Diaspora

Zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:28
Kryetari i LOB-it Shukri Ymeri

Së shpejti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahen zgjedhjet presidenciale, respektivisht kryetari i Parlamentit të kësaj Republike, para do kohe, shpalli mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, me 21 prill rrethi i parë dhe më 5 maj rrethi i dytë, kurse fushata zgjedhore fillon me 31 mars 2019.

Si zakonisht , në këto zgjedhje, paraqiten shumë kandidatë nga parti të ndryshme politike si dhe kandidatë të pavarur.

Por ajo çka në veçanti brengosë Lobin Euro – Atlantik Shqiptar, si organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare që është e organizuar në mënyrë të strukturuar nëpër shumë shtete të Europës Perëndimore, është fakti se ata në këto zgjedhje hynë të përçarë, respektivisht spektri politik shqiptar nuk është organizuar dhe përtgatitur me kohë për arritjen e një marrëveshje të përbashkët rreth një kandidat koncensual shqiptar për president të Republikës.

Nëse partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë themeluar si subjekte politike që qëllim kryesor kanë kujdesjen, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve deri në barazinë e plotë kushtetues me maqedonët, atëherë ato në veprimet e tyre të përditshme duhet t’a dëshmojnë këte, e sidomos në ciklet zgjedhore.

Mosmarrëveshjet, përçarjet, lojrat dhe kalkulimet jokonstruktive ditore mes partive politike shqiptare, vetëm sa e zvarritin zgjidhjen e statusit definitiv politik të shqiptarëve në këtë Republikë.

Nga nacionaliteti maqedon do të ketë disa kandidat, kurse nga shqiptarët kandidaturën e tij si kandidat i pavarure e ka zyrtarizuar sot më 06.03.2019 Zotri Blerim Reka, që për momentin është përkrahur nga partitë politike shqiptare opozitare, nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar konsideron se përkrahja e kandidaturës së Blerim Rekës nga këto dy parti është shumë e arsyeshme, sepse bëhet fjalë për një profesor univerzitar, ish ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Europian, një njeri që ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe intelektuale për t’a ushtruar me autoritet dhe respekt postin e kryetarit të Republikës.

Image

Ashtu siç ishte përfolur edhe më herët, partia politike maqedone e kryeministrit aktual, LSDM-ja dhe partia politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), definitivisht vendosën të paraqiten me një kandidat të përbashkët konsesuar për president të Republikës, nga nacionaliteti maqedon.

Ky hap i BDI-së në masë të madhe do t’a dëmton kandidaturën e Zotri Blerim Reka, sepse vota e një pjese të elektoratit shqiptar do të shkon diku tjetër.

Parashtrohet pyetja, a thua BDI-ja nuk pati zgjidhje për të paraqitur një kandidat shqiptar ose t’a përkrahë kandidaturën e dy partive tjera shqiptare, apo gjith¨një duhet të jet nër shërbim të tjerëve dhe politikava ditore duke ruajtur interesin partiak e jo ate qytetar ?

Është për t’u habitur fakti se BDI-ja u themelua si parti politike që doli nga lufta e vitit 2001 dhe për qëllim kishte zgjidhjen definitive të çështjes shqiptare në Maqedoni, mirëpo nëse i analizojmë veprimet dhe poltika e saja n’a del e kundërta.

Image

BDI-ja nuk ka qenë aspak korrekte edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale, me ç’rast pat vendosur t’i bojkotojë ato nën pretekstin, kinse Ivanovi, presidenti aktual,nuk ishte kandidat koncensual mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Në ato zgjedhje humbi pikërisht kandidati i tanishëm që BDi-je ka « arritur koncenzus « me LSDM-në, Stavo Pendarovski, kurse fitoi presidenti aktual Ivanov, i cili gjatë dy mandateve me politikat e tij antishqiptare vetëm se i ka shkaktuar dëme të mëdha shqiptarëve. Sepse duke thirrur BDI-ja elektoratin shqiptar që mos të del në votime, të cilët dihej botërisht se do t’a votonin Pendarovskin, kinse për t’a mos votuar Ivanovin, pikërisht kjo ja mundësoi fitoren presidenti aktual, që ishte një lojë perfide politike e BDI-së.

Një lojë e tillë politike e BDI-së u zhvillua disa ditë më parë, respektivisht me kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale, Gjykata Penale e Shkupit i kishte kërkuar Parlamentit të Maqedonisë së Veriut t’ia merrte imunitetin ish kryetarit të këtij Parlamenti, për të zhvilluar procedurat e nevojshme penale kundër tij. Mirëpo duke i zvarritur procedurat e Regullores së punës, kryetari i Parlamentit si pjesëtarë i BDI-së, për arsye që juridikisht nuk qëndrojnë, nuk e hudhi në vota dhe e përfundoi seancën duke mos ia marrë mandatin.

Kjo n’a jep të kuptojmë se BDI-ja ende nuk është shkëputur nga aleanca e (keq)qeverisjes së kaluar shumëvjeçare me VMRO-DPMNE dhe sipas të gjitha gjasave BDI-ja është e kapur nga sistemi dhe nga dy partitë politike maqedone.

Si po duket BDI-ja, si rezultat i inkriminimit dhe kapjes nga shteti, për fat të keq, e bëjnë që ajo, jo vetëm t’a ketë më lehtë, por është e obliguar të bashkëpunojë dhe të koalicionojë me partitë politike maqedone, se sa me ato shqiptare.

Prandaj, për shkak të këtyre politikave të gabuara, BDI-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare humbi mbi gjysmën e elektoratit, respektivisht deputetët e saj u përgjysmuan dhe nëse vazhdon kështu, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare domosdoshmërisht do të shkojë në opozitë, që do të ishte shumë e dobishme për kauzën shqiptare.

Shembulli më i mirë se si është dashur të veprojnë partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale, janë votime lokale të dielës së kaluar në komunën më të re të Malit të Zi, Tuz-it.

Image

Bashkimi i partive politike shqiptare, çoi drejt fitores së shqiptarëve në komunën më të re të Tuz-it, që nga viti 1957 kur kjo komunë iu bashkua komunës së atëhershme Titograd-it, Podgoricës së sotme.

Prandaj, organizata jonë shfrytëzon rastin t’i përgëzojë partitë politike shqiptare të kësaj komune për fitoren, që ishte si rezultat i bashkimit të tyre.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar e inkurajon elektoratin shqiptar që të organizohet dhe mobilizohet rreth një kandidati të përbashkët shqiptar, sepse konsiderojmë se zgjedhjet presidenciale nuk do të kishin kuptim pa kandidat shqiptar, ndryshe shqiptarët do të reduktoheshin vetëm në votues që japin votën, por jo edhe subjekt për të cilin duhet të votohet.

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar, Gjermani. Kryetar, Shukri Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat