Aksidentohet në punë, humbet jetën shqiptari në Itali - Bota Sot
Aksidentohet në punë, humbet jetën shqiptari në Itali

Diaspora

Aksidentohet në punë, humbet jetën shqiptari në Itali

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:54
Ilustrim

Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. 45-vjeçari shqiptar humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Sokol Rahshta dhe se ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, por se shqiptari ndërroi jetë sot në spital.

Mësohet se 45-vjeçari Rahshta u rrëzua nga shkallët nga një lartësi 3 metra, ndërsa po punonte edhe me disa punëtorë të tjerë për të larguar disa penë të rrëzuara nga era e fortë te një çerdhe në Pistoia

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por Sokol Rahshta nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra, pasi ai kishte pësuar fraktura në kafkë.

Shkaqet e incidentit janë të paqarta, ndërsa mediat italiane raportojnë se nuk përjashtohet mundësia që shqiptari të jetë rrëzuar nga shkallët për shkak të ndonjë sëmundje, duke bërë që ai të humbiste ndjenjat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...