Media franceze/ Mafia shqiptare ka dorë në trafikun e heroinës në Francë - Bota Sot
Media franceze/ Mafia shqiptare ka dorë në trafikun e heroinës në Francë

Diaspora

Media franceze/ Mafia shqiptare ka dorë në trafikun e heroinës në Francë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Gazeta franceze ‘leprogres.fr’ i ka kushtuar një artikull trafikut të drogës në një zonë të Francës dhe rolin e shqiptarëve në këtë trafik të të gjitha llojeve të drogës.

Gazeta shkruan se brenda 1 jave jane kapur sasi te konsiderueshme droge.

Pjesë nga shkrimi:

Në dy ditë, gjatë tre operacioneve në flagrancë, policia kapi 6 kg kanabis, 1 kg heroinë, 200 tableta ekstazi dhe 40 gram kokainë.

Të mërkurën, rreth orës 19:00, policia arrestoi një shqiptar 19-vjeçar gjatë momentit kur po shiste drogë.

Shitja u bë në mes të ditës në lagjen ‘Bellevue’ dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, hetuesit kishin në duart e tyre 1 kilogram heroinë dhe një shumë parash prej 5000 euro.

Një konfiskim i rëndësishëm, por nuk është i vetmi. Gjatë dy ditëve ky është rasti i tretë në rajonin e Saint-Etienne në Francë.

Pak më herët, gjatë ditë së mërkurë të javës që po mbyllim, policia kishte gjetur më shumë se 200 çanta ekstazi në shtëpinë e një 25-vjeçari.

Ai u arrestua rreth orës 3 pasdite, ndërsa pinte duhan me kanabis. Njeriu u vendos në paraburgim.

Dhe si kujtesë, të martën, më 13 mars, oficerët e policisë të Brigadës Kriminale gjithashtu gjatë një kontrolli në Montreynaud, në një shtëpi gjetën 30 000 euro  dhe një sasi te përzierësve të drogës.

Pas tregut të heroinës, ndihet prania e fortë e mafias shqiptare.

Kështu një i ri shqiptar, 19 vjeçar i dënuar tashmë vendosi të fliste dhe tha tha: ‘Më është ofruar punë në France për të fituar më shumë para. Më çuan në Saint-Etienne në një apartament. Më është dhënë heroina. Dhe pastaj erdhi dikush për të marrë paratë që dërgoheshin direkt shefit në Shqipëri’.

Gjykata e dënoi atë me dy vjet burg, dhe përjashtimit të përhershëm nga territori francez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...