Vret shqiptarin për 210 dollarë, 11 vite burg për australianin

Diaspora

Vret shqiptarin për 210 dollarë, 11 vite burg për australianin

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:23
Ramis Jonuzin

Dy vite më parë, një qiradhënëse ka vrarë një shqiptar i cili nuk kishte para t’i paguante shumën e detyrimit financiar prej 210 dollarësh. Bëhet fjalë për Ramis Jonuzin i cili kishte marrë një dhomë me qira në lagjen “Brighton East” në Melbourne ku do të qëndronte për tre net derisa sa të përfundonte disa punë personale. Më pas, Jonuzi kërkoi që të zgjaste qëndrimin edhe për një javë tjetër e për këtë do të paguante 210 dollarë.

Por, në momentin që erdhi afati për të paguar qiranë, në llogarinë bankare, shqiptari kishte vetëm 10 dollarë, të cilat nuk i përmbushnin detyrimin financiar ndaj qiradhënësit. Pas kësaj, Jason Colton, pronari i dhomës e goditi duke e dhunuar deri sa Jonuzi gjeti vdekjen.

Jason Colton 42 vjeç, u deklarua fajtor nga gjykata dhe tashmë do të vuajë dënimin me burg. 33-vjeçari i vrarë ishte fëmija i një çifti shqiptarësh, të cilët prej vitesh kishin emigruar në Australi. Në vrasjen e tij rezultoi se kishin marrë pjesë edhe dy persona të tjerë, të cilat u dënuan  nga gjykata respektivisht me nga 9.7 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat