Vlerësimi për Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë - Bota Sot
Vlerësimi për Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë

Diaspora

Vlerësimi për Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë

Nga: Mislim Berisha Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:17
Pamje nga samiti

Me deshirë do të ndalem vetëm në disa pika të vlerësimit nga këndvështrimi im. Vlerësoj që organizimi i këtij Samiti ka qenë pak a shumë euforik. Personalisht kam kërkuar të më japin ndonjë përgjegje se pse ka ndodhur ashtu? Pergjegja nga mikëpritësit ishte: „për arësye të ndryshme kemi pasë frigë se nuk do të vijë Diaspora në këtë numër në Samit“ prandaj kemi bërë ftesë të hapur për të gjithë. Pritja e pjesmarrësve në këtë Samit nga nikoqirët (kupto: organizatorët) ka qenë shumë vëllazërore, më mirë nuk bëhet. Tër kohën kanë qenë modest që nga punëtorët e thjeshtë e deri te ministrat prezent. Planifikimi i Samiti ka qenë i mirë, por jo perfekt. Ka pasë raste që në sallat e përshtatshme për 300-400 persona janë futur mbi 1000.

Koncepti i punës si dhe përmbajtja e temave të shtjelluara në panele kanë qenë me mungesa të mëdha. Të jepte përshtypjen e një ex-Katedre, ku njëri mbante fjalime të tjerët dëgjonin. Nuk e di se si është bërë përzgjedhja e pjesmarrësve në panele, por nga ajo që kam vërejtur, dyshoj që Konsullatat dhe Ambasadat të kenë luajtur rol jo konstruktiv në përzgjedhje. Kjo ishte pika më e dobët e Samitit. Një bashkëpunim profesional me persona përkatës nga Diaspora në këtë drejtim ka qenë shume i nevojshëm, besoj se do të sihte edhe frytdhënëse. Rrezultatet e përgjithshme të Samitit mendoj se duhet t’i kërkojmë. Megjithatë pas cdo paneli të zhvilluar është shprehur një pakenaqesi nga ana e pjesmarrësve. Më së shpeshti shkaktar i pakënaqësisë ka qenë forma e mbajtjes paneleve, si ex-Katedër. Kjo është edhe arësyeja që nuk ka ardhë deri te komunikimi i ndërsjelltë dhe se rezultatet e pritura do të na mungojnë. Mund të kemi rezultate vetëm nga fjalimet e mbajtura, ndoshta të mëbshtjelluara me një vështrim analitik, por nuk do të dalin rezultate edhe aq profesionale.

Ndarja e cmimeve, pa marrë parasysh nga kush janë bërë, vërehej që kanë qenë të njeanshme. Forma e përzgjedhjes ishte gjithnjë ë pakuptimtë apo pak e analizuar më parë.

Në anën tjetër shpresoj që në të ardhmen, përgjatë konceptimit të Samiteve dhe atë jo vetëm të Samitit të Diasporës, të ketë një shkëmbim më intensiv profesional nga organizatorët dhe të anëtarëve të profesioneve përkatëse nga Diaspora.

Personalish unë vlerësoj se Diaspora akoma nuk pritet mirë në Vendlindje, por jo gjithmonë me fajin e politikes. Më së shpeshti ndodhë kjo me fajin e personave kyq në vendepune dhe natyrisht kjo e rëndon gjithë situaten. Në Vendlindje na shofin si konkurrentë të përcjellur me frigë dhe më së shumti kanë frige për zaptim të vendeve të tyre të punës edhe ashtu të mangëta që i kanë. Pastaj na vlerësojne si persona me para shumë, në forma të ndryshme na shofin edhe si grabitës të ekonomisë së tyre etj. etj. Por, përkunder vullnetit tonë të mirë edhe në i shofim ata në përgjithësi si shpërdorues, të korruptuar, që „sju pret sopata në një vend“, mashtrues etj. A SJEMI DERI DIKU TE BARABARTE?

Rezyme e shkurtër

Ka vend për diskutim dhe analizë se a kemi bërë mirë që një numër i volitshëm kemi marrë pjesë në këtë Samit, apo duhej të ishte më mirë që edhe ne t’i bashkohemi Diaspores tjetër dhe të mos merrnim pjesë?

Mendoj që sëpari vetë ndarja e Diasporës ne njërën anë me thirrje për pjesmarrje dhe në anën tjetër me thirrje për jopjesëmarrje në Samit është e rrezikshme për vetë ne. Cfarë kemi vërejtur në këtë rast? Një pjesë e Diasporës është deklaruar me vonesë se a do të merr pjese apo jo në Samit! Pastaj, ftesa për mospjesëmarrja në Samit ka qenë e pa analizuar më parë dhe është dhënë në mënyrë spontane. Vendime të tilla nuk mirren pa u konsultu në grupe me vetë Diasporën.

Duke parë keto arësye, mendoj që vendimi ynë për pjesmarrje në Samit ishte i qëlluar. Pjesëmarrja jonë ka qenë e nevojshme. Jemi informuar nga afër me gjendjen shpirtërore, ekonomike dhe atë të problemeve që ka në Vendlindje. Gjithashtu nga vetë përvoja e bërë gjatë pjesëmarrjes në Samit, jemi njohtuar me pikat e dobëta të politikes së dites dhe në këtë rast, nëse duam, kemi mundësi të planifikojme strategjinë e Diasporës për të ardhmen. Pra nëse duam dhe nëse angazhohemi se vetëm me kritika drejtuar tjetrit nuk arrijmë gjë.

Në këtë Samit nuk ka munguar edhe një propozim i lansuar nga Fondacioni BESA nga Bavaria që Samiti i ardhshëm të mbahet në Diaspore duke shkuar më thelle, që për shkak të numrit të madh të bashkatdhetarëve, mendohet të mbahet në një nga qytetet e Bavarisë, Gjermani.

Për cdo kritikë vlerësuese dhe këshillë rreth shkrimit tim do te Ju jem shumë mirënjohës.

Ju pershendes nga Mynihu

Mislim Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...