Lajm i madh nga Zvicra: Këshilli i Shtetëror jep dritë jeshile që pensionet të merren në Kosovë - Bota Sot
Lajm i madh nga Zvicra: Këshilli i Shtetëror jep dritë jeshile që pensionet të merren në Kosovë

Diaspora

Lajm i madh nga Zvicra: Këshilli i Shtetëror jep dritë jeshile që pensionet të merren në Kosovë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:39
Këshilli i Shtetëror jep dritë jeshile që pensionet të merren në Kosovë

Diaspora shqiptare në Zvicër, që kërkon pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në vendlindje – konkretisht në Kosovë – mund ti marrin pensionet në vendlindje, shkruan SRF.ch.

Me marrëveshjen e re Këshilli Shtetëror ka aprovuar një marrëveshje që ishte sjellë nga Këshilli Federal në Zvicër. Tashmë ka mbetur që marrëveshja të marrë dritë jeshile edhe nga Këshilli Kombëtar, për të përfunduar gjithçka.

Përpara nëntë vitesh Zvicra solli një ligj që ndalonte kosovarët që të merrnin pensionet (invalidore) në vendlindje, për shkak të akuzave për keqpërdorim dhe korrupcion.

Një raport i Këshillit Federal tregoi se është përmirësuar shteti ligjor dhe lufta kundër korrupcionit në Kosovë, përcjell foldrejt.com. Për këtë shumica e delegatëve e votuan pro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...