U kap me drogë, jepet dënimin për shqiptarin - Bota Sot
U kap me drogë, jepet dënimin për shqiptarin

Diaspora

U kap me drogë, jepet dënimin për shqiptarin

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

I arrestuar në vitin 2017, pasi u kap më lëndë norkatike, Emiljano Korreshi është dënuar nga autoritetet gjyqësore me 3 vjet e 9 muaj burg.

24-vjeçari u arrestua në Tetor të vitit 2017 gjatë operacionit të policisë në stacionin e autobusit në Modica, në Sheshin Falcone-Boresellino, teksa karabinierët vunë re një të ri që po zbriste nga autobusi që vinte nga Roma duke mbajtur një qese në dorë.

Karabinierët gjetën në çantën e shqiptarit 5 kilogram marijuanë e ndarë në 5 pako si dhe rreth 30 gramë kokainë. Sipas mediave italiane shqiptari kishte rolin e korrierit.

Image
Emiljano Korreshi

I riu ishte nën vëzhgim nga policia deri në momentin kur u kap një flagrancë. Shqiptari do të vuajë dënimin në burgun e Raguzës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...