U kap me drogë, drejtësia italiane jep dënimin për shqiptarin

Diaspora

U kap me drogë, drejtësia italiane jep dënimin për shqiptarin

Më: 24 mars 2019 Në ora: 08:08
Emiljano Korreshi

Një 24-vjeçar i arrestuar në tetor të vitit 2017, i kapur me lëndë narkotike, është përballur me drejtësinë.

Këtë të premte gjykata ka vendosur ndaj tij, dënimin me 3 vite e 9 muaj burg, dënim të cilin do e shlyej në burgun e Raguza.

Bëhet fjalë për Emiljano Korreshin, i cili u ndalua në një stacion autobusi në ‘Modica’, ku sapo kishte zbritur me një qese në dorë.

Autobusi sapo kishte mbërritur nga Roma, kur shqiptarit iu gjet 5 kilogramë marijuanë dhe 30 gramë kokainë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shqiptari kishte rolin e korrierit dhe se mbahej nën vëzhgim prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat