Reagimi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar: Dikush po e keqpërdor emrin e organizatës tonë

Diaspora

Reagimi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar: Dikush po e keqpërdor emrin e organizatës tonë

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:35
Kryesia e Lobit Euro Atlantik Shqiptar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ka reaguar ashpër pas një ftese e cila po qarkullon në rrjetet sociale për gjoja mbajtjen e një takimi me 30 mars 2019 në Freiburg.

Lobi njofton të gjithë bashkatdhetarët dhe opinion shqiptar se dikush po e keqpërdor emrin e organizatës së Lobit Euro – Atlantik Shqiptar.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Pas publikimit dhe shprërndarjes të një ftese nga persona të pa autorizuar në emrër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, e cila po qarkullon në Gjermani dhe po shpërndahet përmes rrjeteve sociale, gjoja për mbajtjen e një takimi më 30 Mars 2019 në Freiburg, ju njftojmë se kjo "ftesë" është qëllimkeqe e prodhuar me qëllim të keqëperdorimit të emrit të Organizatës tonë.

Ju informojmë se "ftesa" e publikuar nga një oponentë i skaduar me qëllime jo të mira, z.Skenderbeg Klaiqi, bëhët qëllimisht dhe me tëndencë të përvetësimit, pengimin dhe dëmtimit të imazhit të Organizatës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, duke keqpërdorur rrjetet sociale, propaganduar dhe krijuar huti në opinion, pikërisht në kohën kur Organizata jonë është strukturuar dhe organizuar nëpër shumë shtete të Europës.

Të nderuar bashkatdhetar,

Dëshirojmë t’ju përkujtojmë se Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, pas marrjes së iniciativës më 20 Shkurt 2016, është themeluar me 17 Dhjetor 2016 në Asamblenë e Parë Zgjedhore, në qytetin Lörrach të Gjermanisë, me ç’rast pas një proçesi zgjedhor demokratik dhe shumë transparent, me vota të fshehta, ka formuar Kryesinë e cila përfaqësohët nga të gjitha Degët e themeluara gjerë atëherë duke miratuar unanimisht dhe në menyrë solemne, Statutin dhe Platformen organizates.

Lobi Euro –Atlantik Shqiptar, të nderuar bashkëatdhtarë është organizatë mbarëkombëtare, gjithëpërfshirëse me karakter ndërkombëtar që bashkon dhe organizon Mërgatën Shqiptare anë e mbarë botës, nën një strukturë të qëndrueshme dhe inkluzive veprimi.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar është zyrtarizuar dhe regjistruar pranë gjykatës kompetente në Lörach të Gjermanisë, aty ku ka selinë qendrore, si dhe është publikuar në Gazetën zyrtare.

Kryesia Qëndrore e Lobit Euro-Atlantik është zgjedhur me vota të lira-demokratike dhe të fshefta, me kundërkandidatë dhe me një Komison zgjedhor të pavarur dhe e cila vepron në bazë të legjitimitetit të plotë të Degëve të themeluara në shumë shtete të Europës, sikurse në; Gjermani, Norvegji,Zvicër, Belgjikë, Austri, Itali, Kalabri, Greqie.

Ndërsa vazhdon shtrirjen edhe në shtetet tjera gjithandej ku ka shqiptarë...

Aktivitetet e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar janë transparente, ato prezantohën para publikut dhe opinionit mbarë shqiptar përmes faqeve tona zyrtare në; http://lobishqiptar.org/

dhe Facebook: Lobi Euro-Atlantik Shqiptar-zyrtar, përmes të cilave Mërgatën tonë Shqiptare e njoftojmë për konceptin, vizionin, seriozitetin dhe autoritetin e organizatës.

Të nderuar bashkëatdhtarë,

ju e dini se atëherë kur një person i cili nuk ka marrë pjesë respektivisht, nuk i është nënshtruar procedurave zgjedhore dhe që nuk ka qenë prezent në këto proçese, si mund të pretendojë se është kryetar i kësaj organizate.

z.Skenderbeg Klaiq ndoshta edhe mund të jet kryetar i ndonjë organizate, të panjohur për ne, inekzistente në imagjinatën e tij, por asnjëherë nuk mund të jet pjesë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, pa ju nënshtruar procedurave zgjedhore pëkatëse dhe paraprake.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar është Organizatë Mbarëkombëtare me karakter dhe shtrirje ndërkombëtare e Mërtgatës tonë të respektuar shqiptare.

Organizata në të cilën thirret z.Klaiqi nuk ekziston, nuk është e regjistruar, nuk ka kurrfar strukture të organizimit, nuk ka Asamble themelimi, ashtu sikurse nuk ka Kryesi, përveç disa satelitë të tij, fatkeqësisht të manipuluar.

Prandaj të nderuar bashkëatdhtarë,

"ftesa" për tubimin në fjalë ka për qëllim promovimin personal të një individi dhe si e tillë demtonë organizimin dhe strukturimin e Mërgates Shqiptare mbi bazen e legjitimitetit dhe proçeseve demokratike të organizimit.

Syndromi i bajraktarizmit i cili e dominon personin në fjalë, nxitë atë që për të disaten herë me radhë në menyrë manipulative të keqëperdor emrin e Organizatës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, gjoja për të ftuar Mërgatën Shqiptar.

Prandaj Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar reagon duke dënuar ashpër përpjekjet e këtij personi, ndoshta edhe ndonjë satelit të tij të manipuluar për keqëperdorimin e emrit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, dhe krijimin e situatave të paqëna, duke manipuluar Mërgaten si dhe opinionin publik shqiptar.

Me këtë rast i bëjmë thirrje publike Mergatës tonë, përfaqësuesve institucional të shteteve tona dhe mediave që të mos bijnë pre e manipulimeve të këtyre individëve të cilët pengojnë punën shumë serioze të Organizatës tonë.

Në fund shfrytëzojmë rastin t’a falemnderojmë Mërgatën tonë Shqiptare e cila vazhdimisht përcjell aktivitetet tona duke na inkurajuar, mbështetur, shkruar dhe prezentuar mendimet dhe propozimet e tyre shumë konstruktive.

Po ashtu i falemnderojmë institucionet tona me të cilat kemi bashkëpunim të mirëfilltë, me çka u vërtetua edhe vizita e fundit në Kosovë e anëtarëve të Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Lörach, Gjermani

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, kryetar Shukri Ymerin

Me 24 Mars 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat