Itali, shqiptari sulmon me thikë bashkëshorten

Diaspora

Itali, shqiptari sulmon me thikë bashkëshorten

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Një shqiptar 48 vjeç ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 37 vjeçe me të cilën ishte në proces divorci.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në prani të mjaft dëshmitarëve të rastit.

Gruaja është qëlluar disa herë me thikë në trup dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

48-vjeçari shqiptar me profesionin kasap është vënë në pranga me akuzën e tentativës së vrasjes.

Sipas hetimeve të para, motivi i këtij krimi është asistenca ekonomike që pas divorcit bashkëshorti duhet të paguante për 3 fëmijët e tyre.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që pas thirrjes për ndihmë të gruas kanë mundur ta shpëtojnë nga goditjet me thikë që mund të kishin qenë dhe fatale.

48-vjeçari shqiptar ka tentuar t'i shpëtojë forcave të policisë duke fshehur dhe thikën e krimit, por një patrullë policie me rreth 40 forca kanë rrethuar zonën e pas gati një orë nga ngjarja e kanë vënë në pranga, përcjell Ora News.

Shqiptari ka tentuar dhe të hidhet nga një mur i lartë mbi 2 metra por është bllokuar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat