Përplasje me armë në Itali, arrestohen kushërinjtë shqiptarë

Diaspora

Përplasje me armë në Itali, arrestohen kushërinjtë shqiptarë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:15
Ilustrim

Dy kushërinj shqiptarë janë arrestuar sot nga policia italianë pasi u përfshinë në një sherr me sende të forta dhe armë zjarri.

Ngjarja për të cilën akuzohen mësohet se ka ndodhur më 9 shkurt, ku një grup shqiptarësh u zunë jashtë një lokali në Salsomaggiore. 

Incidenti u shoqërua me të shtëna armësh nga njëri prej tyre, i cili ia mbathi menjëherë.

Të arrestuarit janë identifikuar si H dhe R.Mustafaj, të dy 32 vjeçarë.

Ata u arrestuan nga karabinierët nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shtënies me armë në vend publik. 

Nga ana e policisë italiane vijojnë hetimet rreth shkaqeve të konfliktit të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat