Homoseksualët shqiptarë të fiksuar pas Mickey Mouse kapen me heroinë e kokainë

Diaspora

Homoseksualët shqiptarë të fiksuar pas Mickey Mouse kapen me heroinë e kokainë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:31
Homoseksualët

Mediat greke raportojnë se tre shqiptarë homoseksualë janë arrestuar për trafik droge. Operacioni për arrestimin e tyre u bë në Athinën qendrore, ndërsa policia sekuestroi 4.8 kg heroinë dhe 1 kg kokainë.

Pas kontrolleve në dy banesa policia gjeti sasinë e drogës, të ndarë në 10 pako, ku njëra prej tyre kishte figurën e personazhit të animuar për fëmijë "Mickey Mouse". I gjithë ky kamuflim ishte bërë në mënyrë që gjatë kontrollit policor, paketimi të dukej si lodër.

Mediat në Greqi raportojnë se prapa këtij grupi kriminal fshihet një 52-vjeçar homoseksual, i martuar me një 49 vjeçar. Ndërsa i arrestuari i tretë ishte një homoseksual shqiptar 31-vjeçar me shtetësi greke.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg fitimi do të ishte dhjetëra mijëra euro, pasi edhe cilësia e drogë ishte e lartë. Çmimi varion ga 35 euro grami në 120 euro, në varësi të cilësisë dhe nga 12,000 euro në 20,000 euro për kilogram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat