Zbulohet numri i saktë, ja sa shqiptarë ka në botë - Bota Sot
Zbulohet numri i saktë, ja sa shqiptarë ka në botë

Diaspora

Zbulohet numri i saktë, ja sa shqiptarë ka në botë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:53
Zbulohet numri i saktë, ja sa shqiptarë ka në botë

Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite.

Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Projekti është një faqe interneti  ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. .

“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra. Më poshtë ju sjellim në statistika përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë.

Image

Shqiptarët në Gjermani: 450.000

Shqiptarët në Norvegji: 25.000

Shqiptarët në Zvicër: 300.000

Shqiptarët në Suedi: 70.000

Shqiptarët në Francë: 75.000

Shqiptarët në Danimarkë: 12.000

Shqiptarët në Belgjikë: 60.000

Shqiptarët në Itali: 800.000 – 1 milion.

Shqiptarët në Angli: 100.000

Shqiptarët në Amerikë: 200.000-800.000 (1.000.000)

Shqiptarët në Siri: 10.000

Shqiptarët në Turqi: 5.000.000

Shqiptarët në Argjentinë: 50.000

Shqiptarët në Kanadë: 35.000

Shqiptarët në Ukrainë: 50.000

Shqiptarët në Finlandë: 9.000

Shqiptarët në Rumani: 10.000

Shqiptarët në Hungari: 1.500

Shqiptarët në Bosnjë: 5.000

Shqiptarët në Bullgari: 300

Shqiptarët në Kroaci: 18.000

Shqiptarët në Sloveni: 8.000

Shqiptarët në Serbi: 65.000

Shqiptarët në Mal të Zi: 32.000

Shqiptarët në Greqi: 1.200.000 (5.000.000)

Shqiptarët në Maqedoni: 800.000

Shqiptarët në Kosovë: 1.700.000

Shqiptarët në Shqipëri: 2.800.000

Shqiptarët në Azerbajxhan: 10.000

Shqiptarët në Australia: 5800 

Shqiptarët në Zelandë të Re: 4000

Shqiptarët në Irlandë: Afër 10.000

Shqiptarët në Rusi: 14.000 

Shqiptarët në Holandë 59.000 

Shqiptarët në Colombi: 2900.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...