“U arratisa se më rrihte babai”, si u zbulua mashtrimi i shqiptarit në Itali

Diaspora

“U arratisa se më rrihte babai”, si u zbulua mashtrimi i shqiptarit në Itali

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:56
Ilustrim

Policia italiane ka nxjerre zbuluar mashtrimin e nje te mituri shqiptar, i cili u paraqit ne komisariat shoqeruar nga nje burre italian, duke deklaruar se ishte arratisur per t’i shpetuar babit te dhunshem.

Denoncimi ishte bere nje vit me pare, por hetimet e fundit nxoren ne drite te verteten. Djali 16 vjecar shqptar u paraqit ne policine e Faencës me një shtetas italian 52 vjeçar, me banim në Castel Bolognese qe tha se vetem e kishte shoqeruar djalin pasi i kerkoi ndihme.

I mituri, që mbante një pasaportë me vulën e hyrjes në Bashkimin Evropian nga Greqia, u tha agjentëve se ai kishte ikur nga babai i tij, pasi ai e rrihte dhe kishte hyrë në Itali klandestin me traget.

Por policia nuk eshte bindur, pasi konstatoi se i mituri ishte i veshur mirë, detaj ky qe bente kontrast te madh me historinë e një udhëtimi të gjatë në kushte të vështira.

Policia lokale përfshiu punonjësit e policisë të Komisariatit të Faencës dhe konfirmoi dyshimet: në fakt, duke parë pamjet nga kamerat e sigurise, në komunë u zbulua se një person i tretë ishte bashke me ta dhe u largua, nderkohe qe italiani me djalin shqiptar po i afrohej komisariatit. Me tej, hetimet treguan se e gjithë familja e shqiptarit ishte e përfshirë në organizimin e udhëtimit në Itali, ku ai qëndroi te një i afërt për disa ditë në Castel Bolognese, në pritje që 52-vjeçari italian të ishte i gatshëm për ta shoqëruar në polici.

Hetuesit zbuluan edhe identitetin e personit të tretë, i cili ishte në makinë dhe u largua pas mbërritjes në komandë.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, rezident në Castel Bolognese, i afërm i 16-vjeçarit, i cili e mbajti në shtëpinë e tij për disa ditë, në marrëveshje me familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat