Furgoni del nga rruga, plagoset shqiptari në Itali

Diaspora

Furgoni del nga rruga, plagoset shqiptari në Itali

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:06
Itali

Dy persona u plagosën rëndë në një aksident automobilistik që ndodhi në Itali, njëri prej të cilëve shqiptar. Aksidenti ndodhi gjatë natës në zonën e Maresco në rrugën që lidh Savigliano me fshatin Cavallota.

Sipas mediave vendase, me furgonin që doli nga rruga udhëtonin shqiptari J.N. 23 vjeç dhe një vajzë e re 28-vjeçare me iniciale A.O. Furgoni humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanalin ujitës.

28-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe u transportua me helikopter në spital, kurse shqiptari ka dëmtime në gjymtyrët e poshtme. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat