Tjetër përleshje në burgun e Koridalos, plagosen rëndë shqiptari dhe greku - Bota Sot
Tjetër përleshje në burgun e Koridalos, plagosen rëndë shqiptari dhe greku

Diaspora

Tjetër përleshje në burgun e Koridalos, plagosen rëndë shqiptari dhe greku

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:29
Burgu i Koridalos

Burgu i Koridalos është kthyer në një “arenë” përplasjesh mes shqiptarëve dhe grekëve.

Mëngjesin e ditës së sotme një grek është përleshur me një shqiptar, me kabllo elektriku, të cilin e kishin kthyer në një kamzhik.

Mediat greke bëjnë me dije se greku i dënuar për vjedhje, 33 vjeç dhe shqiptari 27-vjeçar, i arrestuar për drogë janë dërguar në spitalin e burgut në gjendje të rëndë.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e dy të burgosurve, por hetimet janë duke vijuar, raporton Ora News.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...