I mjeri për mend

Diaspora

I mjeri për mend

Nga: Shuquri Sejdijaj Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:21
Shuquri Sejdijaj

Një videoklip i shpërndarë sot në rrjetet sociale ku gazetari Valon Syla përpiqet të moralizojë diasporën shqiptare më bëri të shkruaj disa fjalë me qëllimin më të mirë për te si njeri, nëse kështu e konsideron ende veten e tij dhe për të gjithë ata që ende flasin përçart dhe me hamendje rreth diasporës.

Do të përqëndrohem tek diaspora shqiptare në Suedi sepse konsideroj se e njof mirë me të gjitha hallet dhe sukseset që ka arritur. Dhe kjo nuk do të thot që e njoh më së miri sepse kemi individ që e njohin edhe më mirë se unë dhe i çmoj për këte.

E para, në vitet e 60-ta nuk ka pasë migrim masiv të shqiptarve siç e thot Valon Syla. Në Suedi mund të kenë mbërri disa qindra dhe atë nga fundi i viteve 1960. Migrim masiv i shqiptarve në Suedi mund të quhet ai i viteve 1990.

E dyta, nuk mund të quhen njerëzit primitiv në rast se kanë ndihmuar skamnorët me para dhe nuk paska narritur të kryejnë shkollime të larta. Të solidarizohesh dhe të ndash kafshatën e gojës me skamnorët nuk ka lidhje me primitivizmin por është vlera më sublime e njeriut të amancipuar.

E treta, sigurisht që mundojnë të dhënat statistikoret ë strukturës së migruar në Suedi por edhe në vendet tjera por pa dyshim që gjenerata e parë që migroi në fillim të viteve të 90-ta, pjesa dërmuese ju vu mësimit të gjuhës, ngritjes së kualifikimeve nga vendlindja dhe një pjesë edhe vazhdoi studimet e mbetura ose edhe duke i filluar nga e para dhe nga fundi i viteve 1990 radhiten ndër grupet etnike të integruara mirë në shoqërinë vendëse: ata i gjen edhe sot të integruar me detyra të ndryshme në të gjitha sferat e jetës: mësues, mjekë, ekonomistë, inxhinjerë, ekspert të teknologjisë informative, aktorë, regjisor, piktor, poet e shkrimtar, përkthyes, dentist etj. Madje edhe në fushën e politikës janë ndër ata që kanë korrur suksese shumë të mëdha. Për momentin Adnan Dibrani është deputet i  Partisë Socialdemokraten ë dy mandate dhe tani edhe kandidat i kësaj partie për zgjedhjet në parlamentin evropian. Po ashtu edhe Arba Kokalari nga partia konzervative e Moderatëve është kandidate e partisë së saj për parlamentin evropian. Dëshira Flankör është kryetare e një komune të Stokholmit dhe shumë e shumë e shumë individ të tjerë që bëjnë pjesë në pozita drejtuese qoftë në politikë dhe ekonomi

Dhe si thua ti Valon Murati, kjo diasporë qenka primitive për ty?

Pothuajse nuk ka familje shqiptare në Suedi  që nuk e ka së paku një fëmijë që ka filluar dhe ndjek studimet universitare.

Hapsirë për vetkënaqësi nuk ka dhe duke ditur këte diaspora shqiptare vazhdon përpjekjet e saj për të mbijetuar sfidat e jetës dhe të punës që i konsideron si motivim normal por edhe do të vazhdojë që të mos ndijkohet nga fyerjet që dikush si ti mund t´ua drejtojë e që nuk janë aspak normale.

Për njerëz të vyer e të zellshëm gjithëmonë ka fjalë të mira dhe te media vendëse në Suedi dhe te shoqëria suedeze në përgjithësi këto për shqiptarët i takojmë gjithnjë e më shpesh.

Dhe ti Valon Syla vazhdo prap të na konsiderosh si primitiv!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat