Plantacion droge, arrestohen 6 shqiptarë në Belgjikë - Bota Sot
Plantacion droge, arrestohen 6 shqiptarë në Belgjikë

Diaspora

Plantacion droge, arrestohen 6 shqiptarë në Belgjikë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:03
Belgjikë

Rritja e bimëve narkotike në banesën e tyre private ka çuar në arrestimin e 6 shtetasve shqiptarë në Belgjikë. Policia belge njoftoi se grupi vepronte në provincën e Antverpit dhe mendohet se e ushtronte prej kohësh veprimtarinë e paligjshme. Hetimet po mbikëqyren nga prokurorët vendorë së bashku me provat, që përfshijnë mbi 2.400 bimë marijuhane.

Gjashtë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge për kultivim të bimëve narkotike.

Shtetasit e moshës 21 deri 43 vjeç kishin marrë me qira një banesë në bashkinë e vogël të Lintit në provincën e Antverpit.

Përpara saj ata mbanin në radhë një sërë makinash për të dhënë idenë se grupi i organizuar merrej me riparimin e automjeteve, pasi shumica prej tyre lëviznin gjatë orëve të mbrëmjes.

Banorët vendas treguan për policinë se kur kalonin në afërsi të banesës së shtetasve shqiptarë vinte një erë e fortë marijuhane.

Pas marrjes së denoncimeve, policia lokale ndërmori një operacion i cili rezultoi në kapjen e pesë shqiptarëve, të cilët në momentin e arrestimit ishin duke punuar në plantacionin e sajuar të bimëve narkotike.

Një tjetër i dyshuar u arrestua pak orë më pas.

Në banesën e tyre, policia gjeti të paktën 4.200 rrënjë kanabisi dhe aparatura profesionale për rritjen e bimëve narkotike.

Operacioni pasoi inkursionin e befasishëm treditor të javës së kaluar që u mbajt në Belgjikë, Francë dhe Holandë.

Mbi 60 persona ranë në pranga, dhe objektivi po ashtu ishin bandat kriminale me origjinë shqiptare që merreshin me trafikimin e drogërave dhe qenieve njerëzore, prostitucion, falsifikim dhe pastrim parash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...