Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i mbytur në liqen - Bota Sot
Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i mbytur në liqen

Diaspora

Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i mbytur në liqen

Më: 13 prill 2019 Në ora: 08:43
Ilustrim

Tragjedi në Meina të Italisë. Një shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona, humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore. Festim Brankollarit u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë i gjet  në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen  anijet. Zhytësit erdhën nga Milano rreth orës 18.30, ndonëse kolegët e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u dha njoftimi.

Alarmi u lëshua në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes  nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.

Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte postuar nga era në mes të liqenit. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ai humbi jetën në vendin e punës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...