Nga Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar, si e pësoi shqiptari - Bota Sot
Nga Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar, si e pësoi shqiptari

Diaspora

Nga Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar, si e pësoi shqiptari

Më: 13 prill 2019 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e ishullit Lanzarote.

Sipas mediave vendase, shqiptari paraqiti dokumente të falsifikuara. 35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do të udhëtonte drejt Irlandës.

Autoritetet kufitare spanjolle zbuluan se dokumentet e shqiptarit ishin false. Ai përdorte identitet të rremë të një shtetasi grek.

Shtypi spanjoll shkruan se shqiptari i arrestuar në aeroport nuk ka precedent të mëparshëm penal. 35-vjeçari u shoqërua në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje. Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...