“E lidh, i vë çorape në gojë dhe i pret duart me thikë” Shqiptari torturon gruan se nuk zbatonte kanunin

Diaspora

“E lidh, i vë çorape në gojë dhe i pret duart me thikë” Shqiptari torturon gruan se nuk zbatonte kanunin

Më: 16 prill 2019 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Ajo nuk zbatonte kanunin dhe për këtë “turp të madh” është masakruar nga bashkëshorti i saj shqiptar. Historia e rëndë ka ndodhur në Italinë fqinje, ku shqiptari e ka rrahur gruan në mënyrë të përsëritur, e në raste të caktuara dhe mjaft të rëndë.

Media lokale shkruan se 34 vjeçari shqiptar u arrestua nga policia edhe pse ai prej kohësh e torturonte gruan 26 vjeçare.

Shqiptari e rrihte gruan e tij sepse ajo nuk i përmbahej në mënyrë strikte rregullave kanunore, si psh ulej me familjarët e bashkëshortit në një tavolinë. Dhuna ishte aq e madhe saqë në një rast 34 vjeçari i kishte thyer dhëmbët e përparmë nuses së tij. Skena ishte parë dhe nga vajza e vogël që kishte çifti.

Pas këtyre abuzimeve të mëdha, 26 vjeçarja kishte kërkuar divorcin, por një akt i tillë e kishte zemëruar dhe më shumë 34 vjeçarin, i cili e kishte lidhur në një karrige duar e këmbë bashkëshorten e më tutje i kishte vendosur një çorap në gojë që të mos bërtiste. Më pas ai i kishte prerë pëllëmbën e njërës dorë me thikë.

Me këtë akt të dhunës, 25 vjeçarja është mjaftuar dhe i është drejtuar policisë me denoncim. Autoritetet kanë ndërhyrë dhe e kanë flakur në burg dhunuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat