Europol: Mafia shqiptare, kërcënim kryesor për sigurinë e Europës - Bota Sot
Europol: Mafia shqiptare, kërcënim kryesor për sigurinë e Europës

Diaspora

Europol: Mafia shqiptare, kërcënim kryesor për sigurinë e Europës

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:33
Policia italiane

Grupet më të dhunshme të krimit të organizuar përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane, duke tejkaluar terrorizmin dhe migrimin, tha të martën Europol.

Grupet mafioze italiane, shqiptarët e evropianët lindorë si dhe bandat motorike “të jashtëligjshme” janë “lojtarët” kryesorë të krimit në kontinent, thanë zyrtarët në një konferencë të udhëhequr nga agjencia anti-mafia e Italisë dhe agjencia e policisë e BE-së, Europol.

“Aktualisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE”, tha Jari Liukku, kreu i Qendrës Evropiane të Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Europollit, në një konferencë shtypi.

Zyrtarët thanë se krimi i organizuar ishte “në hije” vitet e fundit kur Europa u përball me një valë sulmesh terroriste dhe një krizë të madhe migracioni. “Për të parandaluar krimin e organizuar ne duhet të veprojmë ndërkombëtarisht, sepse grupet e krimit të organizuar tashmë po e bëjnë këtë (bashkëpunimin ndër-kontinental)” shtoi Liukku, shkruan “France 24”.

Giuseppe Governale, kreu i Drejtorisë së Hetimeve Anti-Mafia të Italisë, tha se Cosa Nostra siciliane, “Ndrangheta” e Kalabrisë dhe Kamorra Napolitane janë ende “kampionë” të mafies, por shtoi se problemi është bërë më i përhapur. “Ky është një problem evropian,” tha ai.

Autoritetet evropiane po shikojnë që të godasin pastrimin e parave. “Pesha e pastrimit të parave ka një ndikim të madh në shoqëri, të gjithë sektorët janë destabilizuar dhe mund të rrezikojnë ekonominë dhe sigurinë kombëtare”, shtoi ai.

Një shenjë dalluese e grupeve të reja të krimit të organizuar ishte një nivel në rritje i dhunës, thanë zyrtarët në konferencë.

Suedia në veçanti kishte parë një rritje të pashembullt të dhunës, e ngjashme me një “forcë të ulët lufte”, tha zyrtari i lartë i policisë suedeze Jale Poljarevius. Të shtënat fatale ishin rritur nga 15 në vit në 2011 në mbi 40 në vitin 2018, ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2019 ka pasur 12 vdekje me armë në 67 shkëmbime si dhe një të vdekur në 47 shpërthime me granata.

Në dhjetor autoritetet e BE njoftuan arrestimin e rreth 90 të dyshuarve mafioz të grupit Ndrangheta në gjashtë vende në Evropë dhe në Amerikën e Jugut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...