Batalioni Atlantiku, vizitoi Katedralen e Shejta Nëna Tereze në Prishtine, natën e Pashkëve

Diaspora

Batalioni Atlantiku, vizitoi Katedralen e Shejta Nëna Tereze në Prishtine, natën e Pashkëve

Nga: Beqir Sina, Prishtinë Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:21
Katedralja e Shejta Nëna Tereze në Prishtinë

PRISHTINë : Ndërkohë, që Katedralja, po bëhej gati për të kremtuar Pashkët,  ka përfunduar me një vizitë në Katëdralen Nëna Teresa në Prishtinë, edhe udhëtimi një javor  “Rrugëtimi i Lirisë” me moton “Gjithmonë të gatshëm të japim gjithëcka për Atdheun”, një udhëtim ky në Shqipëri e Kosovës, dedikuar të 20 vjetorit të formimit të Batalionit “Atlantiku' me pjestarwt e kwtij batalioni.

Në mbrëmje besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, një festë që përkujton ringjalljen e Krishtit, ndërsa gjatë ditës ata presin vizita.

Imzot Dodë Gjergji, dhe Mons. Lush Gjergji, kanë dalur te shkallët në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, të presin më së miri dhe me të gjitha nderimet pjestarët e Batalionit Atlantiku - Shqiptaro Amerikanët e UCK-ës, në vizitën e tyre kësaj katedrale..

Në të gjitha mjediset e kësaj katedrale madhështore ngritur në qendër të Prishtinës, u prijë mysafirve nga Amerika,  Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji dhe Mons. Lush Gjergji, tw cilwt si ciceronë ju shpjegojnë në detaje cdo objekt në këtë katedrale e cila është ndërtuar edhe me ndihmën e madhe që kan dhënë edhe shqiptarët e Amerikës.

“Nesër do të bëhet edhe pritja solemne e Pashkëve, por tani ne jemi duke u përgatitur” tha Mons. Lush Gjergji, ndërsa i drejtojë vizitorët nga Amerika, pjestarët e Batalionit Atlantiku për nga Qendrën “BogdaniPolis”, e cila gjendet poshtë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, për të bashkëbiseduar me Imzot Dodë Gjergji.

“Besojë se i gjithë angazhimi i atëherëshëm, duhet të vlerësohet dhe mbi të gjitha duhet të zgjojë ideale të reja. Sepse, liria pa shfrytëzimin dhe përdorimin e saj për të mirën e të gjithëve nuk e ka kuptimin e plotë” tha Imzot Dodë Gjergji.

Ai iu drejtua mysafirëve nga Amerika, duke thënë se duhet të falim dashurinë, ambicjen dhe vullnetin e mirë, për të gjithë ata që janë në jetën e pasosur, dhe nuk janë me ne, si edhe tre dëshmorët e Batalionit Atlantiku, dhe të gjithë dëshmorët e tjerë, sepse, pa sakrificën sublime të tyre dhe mundin tuaj, thuaj se ne nuk do ta kishim këtë lirinë, që po e gëzojmë, këtë që po provojmë ta adaptojmë., ngase, po nuk do ta bënit ju mundin nuk do të ishim sot këtu - nuk do të ishte shumë cka kemi fituar.

Më tej Imzot Dodë Gjergji - kishte edhe një porosi  në këto Pashkë, :“ Nuk është e vërtet që nuk ka të mira në vendin tonë, nuk është e vërtet që dikush mund të gënjehet e të mendojë se i tërë mundi paska shkuar kotë. Nëse nuk e kemi mrrirë, ne të tëra ato të mira që dëshirojmë - ne të gjithë duhet ta kemi shpresën se me mundin e sotëm , dashurinë dhe ambicjen dhe vulentin e mirë, fëmijët do të rriten në paqe e liri, dhe do të kenë më shumë mundësi se sa ju, sepse ju luftuat dhe kontribuat për këtë ditë që gëzojmë të gjithë së bashku në këto Pashkë”.

Komandati Gani Shehu, theksojë se me këtë vizitë në Katedralen e Shejta Nëna Tereze në Prishtinë, ne të gjithë jemi më të vërtet të gëzuar që ndodhemi sot në këtë shtëpi të Zotit, e cila përcjell dhe ruan traditat tona dhe mban një histori të bujshme të shqiptarëve, për atë cfarë ne kemi luftuar si kombë. 

“Ne këtu jemi një grup prej disa pjestarëve të Batalionit Atlantiku, që luftuan për t’i dalë zot vendit tonë, vatanit tonë, dhe për t’i ardhur në ndihmë popullit tonë, të shumë vuajtur  që kishte nevojë në atë kohë. Këtu jemi nga të gjitha trojet e gjeografisë shqiptare, ashtu si dhe ishte vet Batalioni Atlantiku, me shqiptar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, dhe Lugina e Preshevës. Ne ishim luftëtar me bindje të ndryshme, me fe të ndryshme, e cila ishte një element që Atlantikun e bënte më të vecantë dhe tw jashtwzakonshwm. Një pjesë e mirë e tyre kishin lindur në Amerikë dhe nuk dinin as të flisinin  shqip, dhe më e vecanta është se një pjesë e tyre udhëtimin e parë përtej Atlantikut, e kisihin bërë, 20 vjet më parë - për të luftuar për clirimin dhe lirinë e Kosovës. Në këtë luftë ne kemi tre dëshmorë - tre vëllezërit Bytyqi, dhe të plagosur si Haxhi Dervisholi, pa gjymtyr, por edhe të tjerë me pasoja të rënda, dhe që të gjithë jemi krenar që kemi Kosovën e lirë e të papavrur”, tha Komnadanti i Batalionit Atlantiku - Gani Shehu.

Mons. Lush Gjergji - biografi i Nëna Terezes, në rolin e ciceronit, tha se duke nderuar një nga misionarët më të famshëm në botë, Katedralja e Shejta Nënë Tereza, është projektuar të jetë ndër ndërtesat më të mëdha në Prishtinë, dedikuar asaj në vitin 2010, si nje katedrale katolike romake.

“E vendosur në qendër të qytetit, katedralja ka karakteristika të fuqishme, tavane të larta dhe shtylla të gjata në pjesët e brendshme. Dritaret larta sa muri i saj ne blu, të kuqe të verdhë me ngjyrë të bardh me damar te gri eshte altari krejt prej mermerit. Dritaret shumica jane donacion prej shqiptarëve të Amerikës”, tha ai

Mons. Lush Gjergji, tha po ashtu se edhe kosovarët janë shumë krenarë për këtë dhe e nderojnë kujtimin e Nëna Terezes. Pasi emri i Shënjët tani te cilin e mban ky tempull qe eshtë i madh dhe nga me të bukur në qendër të Prishtinës, eshte një tempull ku të gjithë ndjeheni të qetë dhe merrni në zemrat tuaja forca hyjnore, tha ai duke uruar të gjithë besimtarët “ Për shumë motë Pashkët!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat