Si e pushtuan shqiptarët tregun e kokainës në Holandë? - Bota Sot
Si e pushtuan shqiptarët tregun e kokainës në Holandë?

Diaspora

Si e pushtuan shqiptarët tregun e kokainës në Holandë?

Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:52
Holandë

Një shqiptar i arrestuar në Holandë për trafik droge jep përherë të njëjtin justifikim, thotë prokurori Otto van der Bijl. Ai thotë se po viziton Amsterdamin si turist.

Por nëse e pyesni se çfarë do të bëjë në qytet, thotë oficeri, ai nuk mund të emërojë ndonjë atraksion turistik. Ai gjithashtu nuk mban mend emrin e hotelit të tij. Dhe përse ka mijëra euro me vete kur paga mesatare mujore në Shqipëri është rreth 330 euro.

Të enjten e kaluar, shumica e Dhomës së Përfaqësuesve (VVD, PVV, CDA, PS dhe CU) votuan në favor të rifutjes së kërkesës për viza për shqiptarët. Ata tani mund të udhëtojnë nëpër Evropë për tre muaj pa vizë. Kriminelët e përdorin këtë periudhë për të zgjeruar rrjetet e tyre të kontrabandës, sipas deputetes Madeleine van Toorenburg (CDA).

Shenjat e para erdhën para tre apo katër vjetësh, thotë prokurori publik Van der Bijl. Shqiptarët po arrestoheshin gjithnjë e më shumë në Amsterdam dhe Roterdam. Fillimisht, thotë Van der Bijl, mendohej për rastet klasike: trafik droge, pastrim parash, armëmbajtje pa leje.

Por në të njëjtën kohë, po vinin kërkesat për ndihmë juridike nga Italia, Belgjika, Gjermania, Franca, Anglia dhe Suedia. Ata kërkonin ndihmën holandeze në sigurimin e provave kundër shqiptarëve të arrestuar.

Hetimet policore gjithashtu treguan se shqiptarët e kanë ndërtuar shpejt perandorinë e tyre të drogës. Sipas Otto van der Bijl, shqiptarët janë një nga bandat më të rëndësishme të drogës në Holandë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...