Nxënësit e shkollës shqipe nga Kroacia vizituan MDIS-in

Diaspora

Nxënësit e shkollës shqipe nga Kroacia vizituan MDIS-in

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:26
Vizita

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike,  përkatësisht nga Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, sot  filloi ekskursioni me  nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga Kroacia -  nga rajoni i Istrës,i  Rjekës, Karlovcit, Zagrebit -  bashkë me mësuesit  e tyre. Ekskursioni do të zgjatë pesë ditë dhe do të ketë karakter mësimor njohës.

 

Në kuadër të këtij ekskursioni, ata sot  e vizituan Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Nxënësit e shkollës shqipe nga Kroacia i pritën zv.ministri i MDIS-it, Isni Kilaj, drejtoresha e DRKAKD-së, Maliqe Hashani, dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë.

 

“Jemi të lumtur që po e vizitoni vendlindjen tuaj dhe të prindërve tuaj. Ne, si ministri, me fondet që kemi, kemi arritur të krijojme lidhje me gjithë diasporën tonë” , tha z. Kilaj. Ai ka shtuar se Kroacia është një ndër vendet me diasporën më të organizuar.

Mysafirët nga Kroacia  falëndruan MDIS-in për mbështetjen që u ofron.

 

Pas MDIS-it,  ekskursioni i tyre do të vazhdojë me vizita në institucione shkollore, në qytete të Kosovës e Shqipërisë,  me ç’rast do të njihen me historinë dhe trashëgiminë kulturore e historike të vendeve shqiptare.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat