Luiza Duraki, një kandidate potenciale për deputete më 26 maj në Parlamentin belg

Diaspora

Luiza Duraki, një kandidate potenciale për deputete më 26 maj në Parlamentin belg

Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:01
Luiza Duraki

Në kuadër të zgjedhjeve Evropiane, Belge dhe Rajonale jane edhe 3 kandidatë shqiptare qe pretendojne te jen deputetë për Rajonin e Brukselit me Habibe Duraki, Avni Gjanaj dhe Qëndresa Gërlica. Luiza Duraki eshte nje kandidate tjer potenciale në nivelin e Parlamentit të Belgjikës në nje nivel me te larte, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kush eshte kandiatja per parlamentin belg Duraki Luiza?

Duraki Luiza, 24 vjeçare, e lindur ne Haraçine ( Shkup). Ajo erdhi ne Belgjike e moshen 5 vjeçare. Luiza eshte kandidate me numer 12 ne nivelin e Parlamentit te Belgjikes. Luiza ka studiuar drejtesine ne Universitetin e Lire te Brukselit. Ajo ka punuar ne gjykatesin e tregtise ndersa tani punon ne Pallatin e drejtesise. Ajo deklaron se drejtesine e ka pasion, eshte ambicioze per t’u ngjitur ne Shkallet me te larte te profesionit te saj. Luiza Duraki eshte pjese e ekipit te formuar nga deputi i Brukselit Amet Gjanaj.

Me 26 maj ne kuader te zgjedhjeve belge, une do te kem nderin te ju perfaqesoj ne nivelin e Parlementit te Belgjikes. Nese marr mbeshtetjen te gjithe shqiptare ne Bruksel, per here te pare ne te gjithe historine te komunitetit tone do te kene nje prej tyre si deputete e Belgjikes.

Votone Luizen numer 12, nese duani te keni nje shqiptare ne Pralamentin Belg

Image

“Në partinë time jemi 5 kandidatë që jemi bashkuar për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe për të përfaqësuar komunitetin në të gjitha nivelet e mundshme, jemi si të thuash “Kombëtarja zgjedhore”, thote znj. Luiza Duraku për “Presheva Jonë”.

Mësojme se ne krye të këtij ekipi dhe strategjie është zoti Amet Gjanaj, i cili është dhe kandidati numër 6 për zgjedhjet për Parlamentin Evropian; aktualisht ai është deputet i Parlamentit të Brukselit dhe Nënkryetar i Komunës Molenbeek. Kurse për Parlamentin e Brukselit garojnë 3 kandidatë, Habibe Duraku me Nr. 35, Avni Gjanaj Nr.40 dhe Qendresa Gerlica me Nr.47. Kjo strategji e bashkimit të fuqive është hartuar nga deputeti Amet Gjanaj dhe besoj se do të fuqizojë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet.

“Premtoj se do jap maksimutin tim do te shfrytezoj gjith energjite e mia pozitive dhe gjithe nivelin tim arsimor dhe kulturor do ta perdor per shperblyer komunitetin shqipetar te gjithe trojeve tona te vuajtura…” thote në fund Luiza Duraki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat