Skafi me mbi një ton e gjysmë marihuanë bllokohet në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Diaspora

Skafi me mbi një ton e gjysmë marihuanë bllokohet në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 19:04
Operacioni u krye nga Departamentet Detare italiane, koordinuar në nivel lokal nga Frontex.

Roja bregdetare italiane tha se bllokoi në ujërat e Salentos një gomone që mbante në bord mbi një ton marijuane ndërsa dy drejtuesit e saj me shtetësi shqiptare u arrestuan.

Operacioni u krye nga Departamentet Detare italiane, koordinuar në nivel lokal nga Frontex. Sipas burimeve italiane gomonia vinte nga ujërat ndërkombëtare dhe po shkonte me shpejtësi drejt brigjeve italiane. Policia tha se si edhe në shumë raste të tjera, gomonia me motorë të fuqishëm i shpëtoi një përpjekje të rojës italaine dhe në ndjekje e sipër trafikantët e hodhën një pjesë te ngarkesës në det.

Sasia e gjetur nga anijet patrulluese më pas përfshinte 71 pako të mëdha me rreth 1,5 tonë. Sipas policisë italiane nëse sasia do të shpërndahej në tregun kriminal trafikantët do të përfitonin rreth 15 milionë euro. “Gomonia prej 10 metrash, e pajisur me dy motorë të jashtëm të fuqishëm u transportua në portin e Santa Maria di Leuca dhe u konfiskua, ndërsa dy kontrabandistët, me kombësi shqiptare u ndaluan për trafik ndërkombëtar të drogës”, deklaruan autoritete italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat