Shqiptari i plagosur me dy plumba, lihet i larë në gjak në derën e spitalit

Diaspora

Shqiptari i plagosur me dy plumba, lihet i larë në gjak në derën e spitalit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 13:11
Ilustrim

Një djalë i ri shqiptar 16 vjeç, i plagosur me armë zjarri, u la nga një makinë para ndihmës së shpejtë në spitalin “Gemelli”, në Romë të Italisë.

Gjendja e adoleshentit është mjaft e rëndë, ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u braktis i larë në gjak para spitalit rreth orës 19.30 të së premtes.

Gjatë natës që lamë pas adoleshenti shqiptar iu nënshtrua operacionit, për shkak të dy plumbave të marrë.

Policia po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë të zonës përreth për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Aktualisht po hetohet për të zbardhur rrethanat e plagosjes së të riut, si dhe për të identifikuar personat që e hodhën nga makina dhe e lanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat