Serbët si duan, por në Kroaci e nderojnë furrtarin shqiptar me çmimin “Krenaria e Kroacisë”

Diaspora

Serbët si duan, por në Kroaci e nderojnë furrtarin shqiptar me çmimin “Krenaria e Kroacisë”

Më: 28 prill 2019 Në ora: 20:02

Derisa në Serbi nuk e duan bukën nga furra e shqiptarit në Kroaci furrtari Azgan Qenaj e nderojnë me çmimin “Krenaria e Kroacisë”.

Azgan Kenaj mban dyqanin e tij në një lagjen Tresnjevka të Zagrebit dhe me çka është i njohur ky shqiptar në mbarë Kroacinë është bamirësia dhe mikpritësja e tij. Ka raste kur është dënuar nga inspeksionet për shkak se tërë bukën e pa shitur ju shpërndante të varfërve. Për këtë ju edhe njihet si “Shpirti i mirë” në lagjen e tij dhe tërë qytetin.

Azgan Qenaj kishte deklaruar se “për zotin nuk mund ta fus me një qese e ta hedh bukën e pa shitur tek mbeturinat, kjo do të më dhimbte më së shumti”. Prindërit e kanë mësuar Azgan Kenajn që është mëkat të hidhet buka dhe këtij mësimi i mbahet verbërisht. Kësaj i mbahet verbërisht, “Kur km parë që rreth meje ka që vuajnë urie, s’kam menduar, ndava me ta atë që në qytetin e tyre dhe timin kam prodhuar, bukën”.

Azgan Qenaj iu ndihmon njerëzve të vuajtur por me modesti nuk dëshiron të tregojë kur dhe kujt.

Ndiqni raportin e televizionit publik kombëtar të Kroacisë në vazhdim.

Ka 18 vite që e bënë këtë Azgan Qenaj e në vitin 2009 ai u nderua me çmimin “Krenaria e Kroacisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat