Përplasi për vdekje gruan gjatë garave me makina, policia gjermane në kërkim të 21 vjeçarit nga Kosova

Diaspora

Përplasi për vdekje gruan gjatë garave me makina, policia gjermane në kërkim të 21 vjeçarit nga Kosova

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:40
Foto

Një 21-vjeçar kosovar është në kërkim nga policia gjermane pasi aksidentoi me makinë një grua gjatë një gare ilegale në rrugë.

I riu është identifikuar si Kushtrim Hoti ndërsa në mediat gjermane është publikuar edhe fotografia e tij.

Ai akuzohet për vrasje dhe policia gjermane po merr në konsideratë lëshimin e një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ekziston mundësia që i riu të jetë larguar jashtë vendit. Aksidenti ndodhi të hënën e Pashkëve në Moers.

Dy garues, njëri prej të cilëve ishte 21-vjeçari, raportohet se po zhvillonin një garë të paligjshme në në një rrugë me dy korsi në Bismarckstraße. Hoti, i cili drejtonte një mjet tip Mercedes, është përpjekur të parakalojë makinën tjetër, tip Range Rover, duke kaluar në korsinë e kundërt. Por në një kryqëzim u përplas me makinën e një gruaje 43-vjeçare.

Ajo u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Tre ditë pas aksidentit ajo vdiq për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat