Haziri kërkon reagim të Kosovës ndaj dënimit të bashkatdhetarit Gjergj Prekoçajt nga autoritetet maqedone

Diaspora

Haziri kërkon reagim të Kosovës ndaj dënimit të bashkatdhetarit Gjergj Prekoçajt nga autoritetet maqedone

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:47
Gjergj Prekoçaj

Me rastin e dënimit nga Gjykata e Ohrit, me 1100 euro dhe shqiptimit të masës së ndalese prej 5 viteve për të mos hyrë në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Prekoçajt, njërin nga udhëheqësit e grupit të Arbëreshëve të Italisë që gjatë ditës së hënë shpalosi flamurin kombëtarë shqiptar në Kalanë e Ohrit, ka reaguar analisti politik Nexhat Haziri, i cili ka kërkuar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të reagojnë urgjentisht ndaj këtij veprimi të autoriteteve maqedone.

Reagimi i plotë i analistit Haziri:

Institucionet e Republikës se Kosovës te reagojnë urgjentisht ndaj ktij veprimi anti- shqiptar dhe anti-human të autoriteteve shtetërore të MV, per denimin ndaj bashkatdhetarit tonë Gjergj Prenkoçaj, shtetas i Republikes se Kosoves, qe jeton dhe vepron ne Zvicer.

Ky veprim i autoriteteve maqedone nuk i kontribon fqinsisë së mirë ndërmjet shteteve Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, po ashtu kërcënon edhe mardhënjet ndëretnike në mes dy kombeve, shqipatërve dhe maqedonasëve në Maqedoninë Veriore. Kalimi në heshtja i ketij rasti nga institucionet tona shtetrore, përben turp kombëtar dhe njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat