Shqiptari dhe italiani kapen me 1 mln euro drogë

Diaspora

Shqiptari dhe italiani kapen me 1 mln euro drogë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:43
Droga

Një 38 vjeçar shqiptar dhe një 44-vjeçar italianë janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës. Media italiane "La Stampa" raporton se dy personat u kapën me një sasi prej 100 kg drogë të cilën e kishin në makina.

Ata fillimisht sapo pikasën policinë tentuan të largoheshin, por pas ndjekjes policore u kapën përballë shtëpisë ku banonte shqiptari.

Nëse droga do të shitej me shumicë vlera e saj shkonte deri në 300 mijë euro, ndërsa në tregun me  pakicë vlera e saj shkonte deri në 1 mln euro.

Droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës dhe ishte e paketuar në thasë të kuq prej najloni.

Ndërsa gjatë kontrollit në bodrumin e banesës ku jetonte shqiptari u gjetën materiale për paketim.

Hetimet e policisë vazhdojnë, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë në këtë rrjet trafiku.

Ndërkohë origjina e drogës dyshohet se mund të jetë nga Italia e jugut ose nga Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat