Shqiptarë e zviceranë ndihmojnë çiftin që e akuzon Loredanën se u mori 900 mijë franga - Bota Sot
Shqiptarë e zviceranë ndihmojnë çiftin që e akuzon Loredanën se u mori 900 mijë franga

Diaspora

Shqiptarë e zviceranë ndihmojnë çiftin që e akuzon Loredanën se u mori 900 mijë franga

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Gazeta zvicerane 20 minuten e cila publikoi një hulumtim rreth reperes me prejardhje kosovare, Loredana Zefi, njofton se lexuesit e saj kanë marrë iniciativë për mbledhjen e mjeteve për çiftin zviceran që thonë se u mashtruan nga reperja.

Loredana e cila është gruaja e reperit Mozzik, akuzohet nga një çift zviceran se bashkë me vëllain e saj i morën 900 mijë franga një çifti zviceran.

E banorët zviceran për t’u solidarizuar me çiftin që thonë se u mashtruan nga reperja, kanë filluar të mbledhin para që t’i ndihmojnë atyre.

54-vjecarja zvicerane Valais Petra (emër imagjinar i gazetës 20 minuten) thotë se vetëm ilaçet po e mbajnë në këmbë, pasi është e demoralizuar nga ajo që u ndodhi me Loredanën dhe vëllain e saj.

“Loredana dhe vëllai i saj Berati [emër imagjinar i gazetës 20 minuten] kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona, cdogjë tonën.

E në Zvicër, sic raporton gazeta që nxori hulumtimin, qytetarë të shumtë janë lajmëruar për të ndihmuar çiftin.

Blogerja shqiptaro-gjermane, Fatjona Krasniqi, ka thënë se bashkë me njerëz të tjerë janë të interestuar të fillojnë të japin ndihmën e tyre për çiftin zviceran.

“Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne vendosëm të fillonim një fushatë donacioni për Petrën”, ka thënë Krasniqi.

Ata donin gjithashtu të tregonin se shumë shqiptarë u distancuan nga veprimet e paligjshme, thotë Krasniqi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...