Lë nusen në altar për t’i shpëtuar jetën turistet, historia e mjekut shqiptar në Itali

Diaspora

Lë nusen në altar për t’i shpëtuar jetën turistet, historia e mjekut shqiptar në Itali

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:58
Sokol Berisha

Pasi i tha “Po” bashkëshortes së tij, ai largohet nga kisha për të shpëtuar një jetë. Kjo është historia e Sokol Berishës, doktorit me origjinë shqiptare që jeton në Perugia të Italisë.

Mediat italiane kanë shkruar së fundmi për një histori të një mjeku shqiptar, i cili ka lënë në mes dasmën e tij për t’i dhënë ndihmën e parë një zonje e cila ishte në një gjendje mjaft të rënduar shëndetësore.

Sipas mediave vendase, në parkun pranë kishës ku Berisha po martohej, një turiste ka humbur ndjenjat dhe dhëndri ka lënë nusen në altar dhe është drejtuar te zonja në fjalë duke i dhënë ndihmën e parë.

Më vonë turistja është dërguar në spital dhe gjesti i mjekut është vlerësuar shumë nga të gjithë, dhe gjerësisht është cilësuar si “dhëndri hero.”

“Në fund të Meshës së Shenjtë që celebroi një martesë në Kishën e San Francesco d’Assisi në Matera, dhëndri vuri re një turist që u rrëzua në tokë në afërsi të Piazza San Francesco. Fati deshi që dhëndri të ishte Sokol Beisha, një doktor, i cili kuptoi menjëherë kushtet e rënda shëndetësore të turistit. Një gjest që i shpëtoi jetën vizitorit”, shkruhet  në faqen e internetit të “Matera SassiLive” dhe te profili i “Medicina Geneale” në “Facebook”.

Gjithashtu bëhet e ditur se Sokol Berisha njihet në botën e mediave socialem pasi është administrator dhe bashkëthemelues i grupit më të “madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat