Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani shpalli zgjedhjet

Diaspora

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani shpalli zgjedhjet

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:11
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani

Në takimin e mbajtur më 26.05.19 Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani vlerësoj shumë të suksesshëm dhe të rëndsishëm takimin në selinë e LDK-së të disa antarëve të Kryesisë sonë me Kryetarin e LDK-së akademik Isa Mustafa dhe udhëheqësin e Grupit parlamentar të LDK-së dr. Avdullah Hoti.

Bazuar në vendimin e Kryesisë së LDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme edhe Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani bëri shpalljen e zgjedhjeve në kuadër të saj. U kërkua që zgjedhjet të bazohen plotësisht në Statutin e LDK-së dhe Rregulloret për zgjedhje në Degë dhe Nëndegë të LDK-së.

Kryesia miratoj edhe Planin zgjedhor, në kuadër të cilit përcaktoj që Kuvendi zgjedhor i Degës të mbahet më 23.06.2019, kurse zgjedhjet në Nëndegë të cilat do të koordinohen dhe mbikqyren nga Kryesia e Degës, duhet të përfundojnë më 20.06.2019.

Nënkryetari Abaz Imeri
Nënkryetari Blerim Hajdaraj
Sekretari Isa Shabani

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat