Goditet rrjeti italo - shqiptar i drogës në Itali - Bota Sot
Goditet rrjeti italo - shqiptar i drogës në Itali

Diaspora

Goditet rrjeti italo - shqiptar i drogës në Itali

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:53
Policia italiane

Policia italiane tha se goditi një rrjet shqiptaro italian të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas Policisë italiane, katër shqiptarë dhe një italian u arrestuan në Firence, Siena, Brindizi dhe Vlorë ndërkohë që gjatë procesit hetimor është bllokuar mbi gjysëm tonë marijuanë.

Grupi kriminal është hetuar, sipas policisë italiane, për importimin, transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marijuanës nga brigjet e Shqipërisë në ato të Pulias. Trafiku realizohej përmes mjeteve të shpejta detare që niseshin nga Vlora. Po sipas burimeve policore italiane, sasitë e mëdha të narkotikëve dërgoheshin më pas nga rajoni i Pulias në Italinë Jugore në disa nga qytetet kryesore italiane, të njohura për tregun kriminal të marijuanës.

Policia shqiptare nuk ka dhënë hollësi për personin e arrestuar në Vlorë për llogari të drejtësisë italiane. Italia vijon të mbetet destinacioni kryesor i sasive të marijuanës së kultivuar në Shqipëri. Megjithë përpjekjet e policisë shqiptare, dukuria e kultivimit të marijuanës nuk është ndaluar në disa zona në Shqipëri.

Ditët e fundit kanë nisur të zbulohen vatrat e para të mbjella me marijuanë, ndërkohë që të dhënat nga terreni flasin se edhe këtë vit ka tendenca të mëdha të kultivimit./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...