Aksidenti tragjik i merr jetën 35-vjeçarit shqiptar, makina i kalon sipër trupi - Bota Sot
Aksidenti tragjik i merr jetën 35-vjeçarit shqiptar, makina i kalon sipër trupi

Diaspora

Aksidenti tragjik i merr jetën 35-vjeçarit shqiptar, makina i kalon sipër trupi

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:30
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesnatës në periferi të Arezos në Itali. Viktimë e aksidentit ka mbetur një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Shpëtim Halili, i cili po udhëtonte rreth orës 00:24 me motorin tijë përgjatë rrugës SR71 pranë Sitornit.

Në kanalin buzë rrugës u gjet skuteri i shqiptarit ndërsa 30 metra më tej është gjetur trupi i 35-vjeçarit me plagë të rëndë në trup nga goditjet e makinës. Sipas mediave italiane shqiptari edhe në fytyrë kishte shenja të mëdha që i janë krijuar pas rrëzimit nga motori i tij dhe përplasja nga makina që i ka kaluar sipër.

Mbetet ende e paqartë nëse shqiptari është rrëzuar fillimisht nga motori i tij apo është goditur nga ‘Fiati 500 L’ ngjyrë jeshile që drejtohej nga një grua e re. Gruaja në fjalë ka ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe ka njoftuar autoritetet ndërkohë që u gjet pranë trupit të pajetë të shqiptari duke thirrur ‘Nuk lëviz, është i vdekur’.

Image

Edhe pse në ndihmë të 35-vjeçarit kanë ardhur mjekët e urgjencës të cilët i kanë bërë masazh kardiomuskular nuk ka qenë e mundur që ti shpëtohet jeta.

Image

Në dëshiminë e saj gruaja që drejtonte Fiatin jeshil ka deklaruar se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...