Fundjavë tragjike për dy shqiptarë - Bota Sot
Fundjavë tragjike për dy shqiptarë

Diaspora

Fundjavë tragjike për dy shqiptarë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:43
Në një aksident në Palamanova të Udines, viktimë mbeti një 51-vjeçar shqiptar

Ka qenë një fundjavë tragjike kjo që lamë pas për dy shqiptarë të moshës 35 dhe 51 vjeç, të cilën humbën jetën në dy aksidente të ndryshme automobilistike në Italinë fqinje.

Shpëtim Halili, vetëm 35-vjeç, humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor natën gjatë orëve të para të së dielës në Arezzo të Toskanës. Ai udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet duke, gjetur vdekjen.

Halili, sipas mediave italiane, jetonte prej vitesh në Itali. Ai banonte në Capolona dhe punonte si picier. 35-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël, 1 vjeç e gjysmë.

Image
Shpëtim Halili

Në një tjetër aksident të ndodhur mëngjesin e së dielës në Palamanova të Udines, viktimë mbeti një 51-vjeçar shqiptar.

Viktima u përplas me një kamion, teksa udhëtonin në autostradën A4. Përplasja ishte mjaft e fortë. Pjesa e përparme e automjeti me të cilin udhëtonte shqiptari, identiteti i së cilit nuk bëhet publik, përfundoi nën kamion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...