Në kërkim për vrasjen e tre personave, arrestohet në Itali shqiptari që jetonte si boshnjak

Diaspora

Në kërkim për vrasjen e tre personave, arrestohet në Itali shqiptari që jetonte si boshnjak

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:19
Bardh Lula

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane ka vënë në  pranga një 49-vjeçar shqiptar, i cili 26 vite më parë ekzekutoi tre persona dhe më pas u arratis pa adresë.

Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L.

Operacioni u kodua "Wanted 3" dhe eshte bashkëpunim i Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali.

Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat