Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’, Biberaj me vëllezërit Belluci bëjnë Shqiponjën në Itali - Bota Sot
Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’, Biberaj me vëllezërit Belluci bëjnë Shqiponjën në Itali

Diaspora

Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’, Biberaj me vëllezërit Belluci bëjnë Shqiponjën në Itali

Nga: Beqir Sina - New York Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:49
Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’, Biberaj me vëllezërit Belluci bëjnë Shqiponjën në Itali

ITALY : Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj dhe dy vëllezërit e tij, të cilët ndodhen për një vizitë private në Itali, kanë takuar priftin arbëresh Dr. Antonio Belusci, i cili është Protopreviter arbëresh me ritin bizantin tek Eparkia e Ungres në Kalabri, (shkrimtar, etnolog dhe gazetar), dhe gjatë një darke familjare ata kanë bërë edhe simbolin e Shqiponjës me dy pëllëmbët e dorës, kështu të paktën shkruan sot rrjeti social Facebook.

Dr. Antonio Belusci, dhë vëllai i tij janë miq të vjetër me shqiptarët e Amerikës, sidomos ata janë shumë të lidhur edhe me vëllezërit Bytyqi , Sejdi (Sergio) dhe Zabit (John) Bytyqi, dhe janë të lidhur shumë me Federatën PanShqiptare Vatra në Amerikë, çka është edhe një eksperiencë që çdo shqiptar i mirë duhet t’ja krijojë mundësinë vetes për ta pasur një takim me vëllezërit tanë Arberesh, sa herë që viziton Italinë, për të ruajtur lidhjet.

Kështu të paktën e vlerësojnë edhe komentuesit në Facebook, fotografinë personalitetit të diasporës shqiptare të Dr. Elez Biberaj, i cili ka një epokë me histori në SHBA, për çështjen tonë kombëtare, gjatë takimit privat me priftin arbëresh Dr. Antonio Belusci, dhe vëllait të tij, duke bërë dhe ai me dy vëllezërit atë simbolin tonë të krenarisë shqiptare me dy pëllumbat e dorës Shqiponjën me dy krenare.

Një komentues Andrea Alushi në komentin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth këtij takimi midis personalitetit të diasporës shqiptare të Dr. Elez Biberaj, me priftin arbëresh Dr. Antonio Belusci, :

” Shumë bukur dhe respekte ! Kam pasur fatin dhe nderin që Papas Antonio Bellusci ta takoj dhe njoh nga afër në Athinë, në 1998. Ishte një takim i organizuar nga miku i kombit tonë, Arvanitasi i madh dhe i paharruar, Aristidh Kolia. Ka qenë edhe një promovim i librit të tij dhe e kam akoma me shënimin e dedikimit të tij. Pastaj i ftova me kënaqësi dhe shkuam së bashku edhe me disa miq të tjerë në lagjen "Plaka", në Akropolis, ku kaluam një drekë të këndshme dhe të paharruar.

Papas Antonio Bellusci ka udhëtuar në të gjitha fshatrat e Atikës dhe e njeh shumë mirë edhe problemin Arvanitas.

Respekte dhe mirënjohje për të gjithë miqtë tanë Arbëresh, të cilët kanë mbajtur gjallë për 600 vjet, gjuhën dhe traditat tona kombëtare, si dhe shqiponjën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, simbolin tonë kombëtar, dhe që, të gjitha këto së bashku, na identifikojnë si komb i veçantë, dhe prandaj kemi qenë dhe jemi në qendër të vëmendjes së qarqeve antishqiptare në Ballkan dhe më gjerë.

Historia jonë është një histori e dhimbshme, por falë ndryshimit të balancave të fuqive të mëdha, sot kemi një aleat natyral dhe historik dhe të padiskutueshëm të Shqipërisë dhe kombit tonë, Shtetet e Bashkuara, të cilat çliruan dhe formuan edhe një shtet të dytë shqiptar në Ballkan, Kosovën, si dhe vendosën gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare edhe në Maqedoninë e Veriut.

Zoti ju bekoftë të gjithëve, dhe uroj e shpresoj që, pse jo, ndoshta një ditë ta bëjmë Shqiponjën së bashku edhe në vendin tonë, i cili, ka filluar dhe së shpejti do të futet në rrjedhën e shumë pritur të zhvillimeve pozitive kombëtare, të shumë pritura dhe dëshiruara edhe në këto 30 vjet demokraci de jure…” , ka shkruar në komentin e tij, z. Antonio Alushi.

Ndërsa, të tjer thonë se prifti arbëresh Dr. Antonio Belusci, ka një veprimtari të gjatë kombëtare e cila te arbëreshët e Italisë, është e jashtëzakonshme, dhe larg atyre dritave të reklamave dhe zhurmës boshe. Ky shqiptar i madh i ka lënë Kombit një pasuri shumë të çmuar.

Frashineto/Frasinta ose Frashëri si i thonë arbëreshët, është një botë shqiptare e pastër është një ndër dhjetëra ku koha ka ndalur ndër epokat më të ndritura të kombit tonë: Në epokën e Skënderbeut.

Legjendat, tezgjahu, vallet, gjuha e pastër arbërore, kuzhina, vajet dhe magjitë, janë një botë që prifti Arbëresh Belushi e mblodhi dhe e hodhi në letër nga arbëreshët e Italisë deri në ata të Greqisë, për të ruajtur dhe mbajtur gjallë gjakun shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...