Ndërronin makinat luksoze si të ishin ‘këmisha’, çiftit italo-shqiptar i bllokohen 1.6 milion euro

Diaspora

Ndërronin makinat luksoze si të ishin ‘këmisha’, çiftit italo-shqiptar i bllokohen 1.6 milion euro

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:26
Policia italiane

Një histori si e ‘Bonnie and Clyde’, çiftit më të famshëm të krimit, por i zhvendosur në Piemonte të Italisë, dhe me një nga protagonistët që është shqiptar. 

Kjo është historia që doli në pah nga investigimi i policisë italiane mbi historinë e dashurisë 15 vjeçare të një çifti italo-shqiptar rezident në rajonin veriperëndimor italian, të cilëve iu sekuestruan banesa, automjete luksoze dhe llogari bankare për më shumë se 1.6 milion euro.

Forcat e policisë të zonës filluan të dyshojnë kur Pazait Kasaj, 54 vjeçar, edhe pse deklarohej si i papunë  ndërronte shpesh herë makina luksoze.

Nga kërkime më të thellësishme policia zbuloi se Kasaj kishte një të kaluar të vështirë, i dënuar disa herë për vjedhje dhe trafik droge, akuzë për të cilën ishte dënuar në vitin 1998, i kapur me 245 kilogram marijuanë. 

Edhe pse rezultonte i martuar me një tjetër shtetase italiane, kur gjendej ende në burg, shqiptari kishte një lidhje dashurie të gjatë, 15 vjeçare, me një 44 vjeçare në emër të së cilës ai kishte vënë të gjithë fitimet e aktivitetit të tij, edhe ajo e dënuar më parë për mashtrim. 

Policia bllokoi të paktën 15 banesa, toka, llogari bankare si dhe një shoqëri ku çifti shiste software të ndryshëm.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat