Shoqata ”Trojet e Arbrit” sot e ka datëlindjen, mbush 15 vjet jetë - Bota Sot
Shoqata ”Trojet e Arbrit” sot e ka datëlindjen, mbush 15 vjet jetë

Diaspora

Shoqata ”Trojet e Arbrit” sot e ka datëlindjen, mbush 15 vjet jetë

Nga: Nue Oroshi Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:03
Shoqata ”Trojet e Arbrit”

Ishte dimri i ftoftë i vitit 2004 në Kiel të Gjermanisë kur e ftova mikun tim veprimtarin dhe atdhetarin Avni Bilalli që të pimë kafe së bashku dhe të bisedojmë për çështje kulturore e kombëtare siç e kemi traditë tash e 22 vjetë më radhë.Mikut tim ja shpreha brengën se si është e mundur që atdhetari Xhafer Deva të kishte 100 vjetorin e lindjes dhe asnjë organizim kombëtar mos të bëhet askund.

Edhe pse zyrtarisht ka vite që kishte rënë nga skena politike regjimi pansllavisto-komunistë por që kishte mbetur në kokat e disa historianëve kjo ideologji e mbrapshtë. Miku im, Avni Bilalli që rrjedh nga një familje atdhetare, që e kishin kundërshtuar komunizmin ku gjyshi i tij Bilalli ishte vrarë nga komunistët me 72 plumba kurse babai dhe axhallarët e Avni Bilallit kishin qenë bashkëluftëtarë të Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës,Bislim Bajgorës,Ymer Selacit dhe shumë atdhetarve tjerë më përkrahu pa kursyer që të jepë kontributin e tij në të gjitha format.

Pasi që qytetin e Kielit e konsideronim qytet të vogël për një evenimentë të tillë kombëtar, shkencor dhe atdhetar vendosëm që organizimin e kësaj akademie shkencore me titull:“Akademi përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të lindjës së Inxhinjer Xhafer Devës dhe 58 vjetorit të rënies heroike të Kapidan Mark Gjon Markut“, ta mbajmë pikërisht në Hamburg., ku përgatitëm ftesat, siguruam sallën dhe mblodhëm mjete financiare për një aktivitet të tillë kombëtar.Gjatë përgatitjeve të këtij organizimi përmes telefonit biseduam edhe me dy veprimtarë kombëtar, prof.dr.Muhamet Shatrin dhe Tomë Mrijaj. Profesor Muhamet Shatri në atë periudhë kohore ishte sekretar shkencorë në Institutin e Historisë kurse Tomë Mrijaj ishte sekretar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Gjatë mbledhjeve dhe takimeve që mbanim në Hamburg u njoha edhe me Selman Etemin, një veprimtarë i hershëm dhe një intelektual i qetë,i cili përveç kontributit organizativ,për 15 vjet me radhë e barti barrën e lekturimit dhe redaktimit të materialeve shkencore.

Pas, shumë peripecive më,12 dhe 13 Qershor 2004 në Hamburg e mbajtëm Akademinë përkujtimore ku morën pjesë intelektual nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia,Mali i Zi,Çamëria,Evropa dhe Amerika.Për herë të parë arritëm që ta mbajmë një akademi shkencore ku filloi të lëvizë dhe të dalë në shesh e drejta historike. Pas përfundimit të Akademisë vendosëm që puna e metutjeshme të vazhdoi me organizimin e akademive dhe sesioneve të tjera shkencore në formën e një këshili organizativ për ndriçimin e historisë shqiptare.Kryetar të këtij këshilli e zgjodhëm prof.dr.Muhamet Shatrin ndërsa sekretar mr.sc.Nue Oroshin.Ky këshill organizues për ndriçimin historisë shqiptare e ka vazhduar punën për katër vjet deri sa në vitin 2008 kur kemi  ra dakord të themelojmë Shoqatën e Intelektualeve Shqiptarë“Trojet e Arbrit“ku kryetar u zgjodh prof.dr.Muhamet Shatri,nënkryetar mr.sc.

Nue Oroshi ndërsa arkatar dr.sc.Besim Morina,ku edhe u bë regjistrimi zyrtar i shoqatës “Trojet e Arbrit“.Meqense puna ishte mjaftë e hapur dhe duhej që të kontaktonim studiues nga të gjitha viset shqiptare atëherë caktuam edhe koordinatorët e Shoqatës“Trojet e Arbrit“.Koordinatorë për Shqipëri,Mal të Zi dhe Çamëri e zgjodhëm atdhetarin Mentor Quku i cili për 10 vite e kreu me përpikmëri punën e ti duke afruar intelektualë të mëdhenj që u bënë pjesë e pandashme e organizimeve tona.Koordinator për Kosovë u zgjodh prof.dr.Muhamet Shatri,koordinator për Maqedoni prof.dr.Ramiz Abdyli,koordinator për Amerikë dhe Australi Tomë Mrijaj dhe koordinator për Evropë Nue Oroshi.Shoqates “Trojet e Arbrit “me shkrime dhe përkrahje iu bashkua edhe publicisti i vyer dhe nipi i atdhetarit Mustafa Merlika Kruja,Eugjen Merlika si dhe atdhetari Abas Fejzullahi  kryetar i Bashkimit te Intelektualeve shqiptar në Zvicerr që dha një kontribut të çmuar,pa harruar edhe Fatbardha Mulleti Saraqi,një studiuese e vyer dhe qe kontriboj shumë në publikimin e studimeve të  krimeve komuniste qe kishte bërë komunizmi në trojet Shqiptare kundër femrës shqiptare si dhe atdhetarja dhe e burgosura politike në kohën e diktatures komuniste Rukie Rama e cila dha një kontribut te çmuar në përkrahjen e sesioneve shkencore.Ka vjet që Shoqatës iu kanë bashkangjitur edhe gjashtë studiuese te reja ,prof.dr.Bahtie Gërbeshi Zylfiu, dr.Ermelinda Kashah, Ma.sc.Leonora Laçi,Mr.sc.Rezehana Hysa,dr.sc.Entela Kasi,Dr.sc.Rovena Vata, qe jane duke kontribuar bukur shumë, në aspektin shkencor dhe organizativ,si dhe kater studiues shumë të vyer dr.sc. Kastriot Marku,Fatmir Minguli, mr.sc.Paulin Zefi,dhe prof.dr.Zeqir Kadriu,që i kanë dhënë freskinë e duhur në aspektin shkencor dhe organizativ Shoqates “Trojet e Arbrit“.Pa harruar të përmendi këtu edhe dy studiueusit nga Çameria jonë shkrimtarin e madhë Arben Kondi dhe veprimtarin e studiuesin Ahmet Mehmeti,qe afruan shum studiues nga Çamëria dhe shumë studime të frytshme për Çamërinë ku edhe botum librin enciklopedik per Historin e Çamërisë.Gjatë punës 15 vjeçare shoqata “Trojet e Arbrit“ ka arritur që në gjirin e saj të përfshi intelektualë të profileve të ndryshme si historianë,letrarë,publicistë dhe veprimtarë,kombtarë.

Image

Gjatë kësaj periudhe kohore 15 vjeçare Shoqata “Trojet e Arbrit “ka mbajtur 19 sesione shkencore, 8 akademi  dhe ka botuar deri më tani 17 vepra shkencore me një tirazhë prej gjithsejt 10.311 faqësh duke u bërë kështu institucioni më i madh shkencorë dhe atdhetarë për ndriçimin e historisë tonë shqiptare. Këtë vit do ta shohin dritën edhe dy librat të reja që janë në përgatitje e sipër.

Gjatë këtyre 15 viteve të punës sonë shkencore dhe atdhetare jemi shoqata e vetme shqiptare qe kemi mbajtur organizime shkencore në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporën e madhe atdhetare. Deri më tani sesionet shkencore dhe akademitë i kemi mbajtur në: Hamburg,Prizren,Shkodër,Klinë,Rreshen,Istog,Ferizaj,Kukës,Prizren,Shkup,Krujë,Gjakovë,Kllokot(Viti),Durrës,Gjirokastër,Lezhë,Prishtinë, Gjenevë,Berlin,Aschafenburg,Bruksel,Soloturn dhe Kiel.

Image

Gjatë këtyre sesioneve dhe akademive shkencore për çdo sesion shkencor për 15 vjet ju kemi mbetur besnik studiuesve tanë duke botuar gjithmonë edhe veprat në afat rekord.

Asnjëherë nuk ka ndodhë që të mbajmë një sesion shkencor dhe që të mos jetë botuar libri i sesionit paraprak.Nëpër botimet tona deri më tani kanë botuarë punimet e tyre profesorët dhe studiuesit më eminënt shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare,tek “Trojet e Arbrit “deri më tani kanë botuar 300 autor prej një deri në gjashtëmbëdhjetë punime shkencore.

Shoqata “Trojet e Arbrit“ për 12 vjet me plot sukses u udhëhoq nga prof.dr.Muhamet Shatri,i cili edhe pse në rrethana aspak të lehta ia doli që të organizoi sesione dhe akademi shkencore me një nivel mjaftë të lartë shkencor.Prej vitit 2016 shoqata “Trojet e Arbit“ udhëhiqet nga Nue Oroshi,ideatori i këtij projekti shkencor dhe kombëtar që nga themelimi më,12 Qershor të vitit 2004.Rrethanat që veproi dhe punoi kjo shoqatë nuk ishin aspak të lehta.Meqë ne ka 15 vjet që e mbajtëm dhe po e mbajmë primatin në shkencën shqiptare, si dhe  vijën e vërtetë shkencore ku historinë po e shkruajmë ashtu siç ka ndodhur dhe jo ashtu siç e dëshiron ta dikton politika, shpeshherë nuk u shikuam me sy të mirë nga politikanë megalloman dhe trushperlarë apo politikanë që nuk shohin larg qullit të tyre.Përkundër shumë pëngesave dhe mos mirënjohjes nga ana e politikës për atë që po e shkruajmë për herë të parë historinë e vërtetë shqiptare shoqata“Trojet e Arbrit“ është duke e vazhduar punën me plot sukses.

Edhe për vitin 2019 shoqata “Trojet e Arbrit “ka planifikuar një aktivitet të ngjeshur shkencor dhe atdhetar.Më, 27 nëntor në Prizren ,shoqata “Trojet e Arbrit“ do të mbajë një sesion të veçantë Shkencor për Gjergj Kastriotin -Skënderbeun.Në këtë sesion shkencor do të marrin pjesë historianët e Mesjetes shqiptare ku do të paraqitën me të arriturat shkencore lidhur me historinë e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut.Ky sesion shkencor do të përgatitet me projektin e historianit më të madh të Mesjetës shqiptare prof.dr.Jahja Drançolli,i cili per 15 vite dha një kontribut të çmuar në përkrahje të shoqates“Trojet e Arbrit“.28 Nëntori i vitit 2019 për shoqatën“ Trojet e Arbrit“ por edhe për të gjithë shqiptarët atdhetarë do të jetë një ditë gëzimi.Pikërisht në këtë ditë të madhe historike në Prizrenin historik do të vendosët Monumenti i Gjergj Gjon Kastriotit -Skënderbeut. Monumenti ka filluar të punohet dhe në këtë datë do të jetë i gatshëm të vëndosët.Edhe një herë i bëjmë thirrje shqiptarëve atdhetar që mos ta ndalin hapin por të na përkrahin financiarisht për këtë projekt kombëtar që do t´iu mbetët trashegimi breznive shqiptare.Kurse përmbylljen e javës së “Trojeve te Arbrit“për vitin 2019, do ta bëjmë më, 30 nëntor 2019 ku shoqata“Trojet e Arbrit“ do të organizon një sesion të madh shkencor më rastin e  90 vjetorit të vrasjës se historianit,arkeologut,studiuesit dhe atdhetarit Atë Shtjefen Gjeçovi në Zym të Hasit.

Në fund falëndëroj të gjithë Intelektualët e Shoqatës “Trojet e Arbrit“ që na përkrahën për 15 vjet me radhë që me studimet e tyre mundësuan ndriçimin e historisë së vërtetë shqiptare,asaj historie që u përbuzë e u nëpërkëmb ku edhe sot e asaj dite po nëpërkëmbet. Ndjej dhëmbje të madhe për të gjithë ata studiues dhe atdhetarë që na përkrahën dhe që sot nuk janë në mesin tonë,dhe që nuk janë të paktë siç ishin profesori Mentor Quku,studiuesi Willy Gjon Kamsi,atdhetari dhe i burgosuri politik në burgjet komuniste  për 46 vjet Kapidan Dedë Gjon Marku,akademik Mark Krasniqi,fotografi i vyer Angjelin Nenshati,prof.dr.Riza Sadiku,akademik Gjelosh Gjokaj,mr.sc.Mehmet Gjoshaj,Nikolin Destanisha,Mr.sc.Jetish Kadishani,Kryetari i BKDSH Emin Fazlia,veprimtari Ibrahim Metaj,luftëtari i dy luftërave të nacionalizmës shqiptare Mark Avdyli Ndreja,luftetari i Shaban Palluzhës Hajriz Demaku,veprimtari i shoqates Nexhat Shatri,pa harruar vëllain tim të ndjerë Frrok Oroshi i cili për vite të tëra bëri një punë bukur të madhe në aspektin e logjistikës.Një falëndërim të veçantë i bëjmë edhe të gjithë donatorve qe na ndihmuan financiarisht, që  rrugëtimi ynë mos të ndalet por të ecë përpara në mesin e të cileve dua ti veçoj dy emra veprimtarët Tomë Mrijaj dhe Sabri Maxhuni Novosella. Shoqata “Trojet e Arbrit “pati edhe prezentime mediatike edhe pse jo aq të shumta nga aktivitetet qe i kryen për çdo vit,për këtë një kontribut të çmuar e dhanë gazetarët ,publicistët dhe shkrimtarët Petrit Palushi,Aleksandër Ndoja, Entela Binjaku,Agron Shabani, Mikel Gojani,Entela Komnino, Ismet(Marin)Sopi,Mifail Bytyqi,Rrustem Rugova,Enver  Sulaj,Qazim Morina dhe shumë të tjerë,paharruar ti falëndërojmë televizionet,gazetat, dhe portalet që i dhanë jehonë punës se shoqatës si dhe dizajnerin tonë shumë  punëtor ma.sc.Adil Beqaj i cili për 15 vite punoj pa u ndalur asnjëherë në dizajnin e17 veprave enciklopedike.Falënderoj edhe ata kundërshtar, që për 15 vjet me radhë na luftuan në forma të ndryshme,herë haptas e herë fshehurazi ,sepse na dhanë forcë që projekti i “Trojeve te Arbrit “të ecë sa më suksesshëm në rrugëtimin e tij historik.Ky rrugëtim do të vazhdoj deri sa shkenca shqiptare të vëndoset në binarët e vërtetë të saj.Rugëtimi ynë nuk do të ndalet edhe kur do të shkrihen kufijtë ndër shqiptarë sepse rruga jonë është shkencore,por misioni ynë është historik për bashkimin e Trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët në Shqipërinë Etnike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...