«Dashuria nuk shuhet kurrë»

Diaspora

«Dashuria nuk shuhet kurrë»

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Ju ftojmë përzemërsisht në kongresin treditor të Dëshmitarëve të Jehovait.

PËRMBLEDHJE

Të premten: Mëso si dashuria nuk shuhet kurrë. Gjithashtu, mëso si të bëhesh më i dashur, pavarësisht nga fëmijëria e vështirë, sëmundjet kronike ose varfëria. Nëpërmjet një sërë dokumentarësh të shkurtër, shiko provat e dashurisë së Perëndisë në natyrë.

Të shtunën: Shqyrto parime të Biblës që po ndihmojnë bashkëshortët dhe fëmijët të shfaqin ndaj njëri-tjetrit dashuri që nuk shuhet kurrë.

Të dielën: Fjalimi për publikun i bazuar në Bibël «Ku të gjesh dashuri të vërtetë në një botë plot urrejtje?», do të bëjë të qartë si shfaqja e dashurisë po ndihmon miliona njerëz anembanë botës të mposhtin paragjykimet dhe urrejtjen.

Film: Josia, personazh i Biblës, u rrit mes ligësisë, por u bë i njohur për «veprat e tij të dashamirësisë». (2 Kronikave 35:26) Të shtunën dhe të dielën shih filmin me dy pjesë Josia—Historia e tij: Duaje Jehovain dhe urreje të keqen.

Të ftuar special: Në shumë kongrese janë ftuar delegatë dhe misionarë nga i gjithë globi. Shih si dashuria i kapërcen pengesat raciale, etnike dhe kombëtare.

HYRJA E LIRË

NUK MBLIDHEN PARA

28-30 qershor 2019
Ora 9.20-16.55, të dielën deri ora 15.35
Adresa: Schachen (Gewand) 4, 72770 Reutlingen-Gönningen

Gjatë programit do të analizohet se çfarë është dashuria e vërtetë, ku ta gjejmë, si ta shfaqim dhe si t’i lejojmë të tjerët ta shfaqin ndaj nesh. Do të jepen shembuj nga persona biblikë, si dhe nga njerëzit e kohës sonë. Do të shfaqet edhe një film i gjatë, që tregon historinë e mbretit Josia. Për interesin e veçantë të publikut do të jetë fjalimi biblik me temën: "Ku të gjesh dashuri të vërtetë në një botë plot urrejtje?", i cili do të mbahet të dielën në orën 11.20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat