Sot varrosen dy të rinjtë që vdiqën nga aksidenti në Itali, pas vetes lanë foshnjën 6 muajshe

Diaspora

Sot varrosen dy të rinjtë që vdiqën nga aksidenti në Itali, pas vetes lanë foshnjën 6 muajshe

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 11:42
Ebubekër Sulejmani dhe Egzona Maksuti

Dy të rinj nga Maqedonia, kanë humbur jetën ditë më parë, në një aksident të rëndë trafiku në Itali, teksa po ktheheshin në Francë ku edhe jetonin.

24 vjeçarët, Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, pas vetës kanë lënë një fëmijë rreth 6 muajsh, i cili fatmirësisht i kishte shpëtuar aksidentit.

Varrimi i tyre do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e Kamenikut, bënë të ditur familjarët.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, rreth gjashtë ditë më parë, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat