Harry Bajraktari viziton Tropojën: “I vendosur për të vazhduar përpjekjet e tij në ndihmë të një Shqipërie të lirë dhe demokratike”

Diaspora

Harry Bajraktari viziton Tropojën: “I vendosur për të vazhduar përpjekjet e tij në ndihmë të një Shqipërie të lirë dhe demokratike”

Nga: Beqir Sina Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:58
Pamje nga vizita në Tropojë

Burime nga rrjeti socialë Facebook, bënë me dije se veprimtari i njohur nga SHBA- Harry Bajraktari, ka zhvilluar një vizitë private në Tropojë, ku është takuar me kete rast edhe kryetarin e Bashkisë, së kësaj bashkie, zotin Besnik Dushaj .

Me veprimtarin dhe biznesmenin e njohur shqiptaro-amerikan, z.Harry Bajraktari, “Nderi i Kombit”, një personalitet i shquar që i ka kushtuar jetën çështjes kombëtare dhe ka bërë kaq shumë për Shqipërinë dhe Kosovën, ishte dhe avokati Rasim Hajdari.

Të njejtat burime thonë se në mes tyre është biseduar dhe situatën e tensionuar politike në Shqipëri, dhe pasojat e mbajtjes së zgjedhjeve jo ligjore nga ana e qeverisë, zgjedhje pa opozitën, pa dekretimin e një date zgjedhjesh nga ana e Presidentit, veprime që na rikthejnë shumë vite pas në periudhën e errët të diktaturës, thuhet në njoftimin nga Tropoja, mbi kete takim raporton Bota sot .

Kreu i bashkisë së Tropojës, bënë me dije se është diskutuar edhe rreth vizitës së Kongresmenit Eliot Engel në Tropojë dhe Kosovë, ku ai do të marrë pjesë në aktivitetet që do organizohen në Tropojë, për emërtimin e rrugës që lidh Gjakovën me Tropojën, në nder të këtij miku të madh të shqiptarëve, në Kongresin amerikan.

Në statusin e tij në rrjetin social Facebook, vetë kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, shkruajti duke postuar dhe fotografitë :

“Me biznesmenin e njohur shqiptaro-amerikan, z, Harry Bajraktari, “Nderi i Kombit”, një personalitet i shquar që i ka kushtuar jetën çështjes kombëtare dhe ka bërë kaq shumë për Shqipërinë dhe Kosovën.Diskutuam rreth vizitës së Kongresmenit Eliot Engel me rastin e aktivitetit që do organizohet në Tropojë, për emërtimin e rrugës që lidh Gjakovën me Tropojën, në nder të këtij miku të madh të shqiptarëve.

Sigurisht që pjesë e diskutimeve ishte dhe situata e tensionuar politike në vend dhe pasojat e mbajtjes së zgjedhjeve jo ligjore nga ana e qeverisë, zgjedhje pa opozitën, pa dekretimin e një date zgjedhjesh nga ana e Presidentit, veprime që na rikthejnë shumë vite pas në periudhën e errët të diktaturës.”

Në fund të njoftimit thuhet se z.Bajraktari u shpreh i vendosur për të vazhduar përpjekjet e tij në ndihmë të një Shqipërie të lirë dhe demokratike.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat