Aktivist i denjë i çështjes kombëtare në trojet e Skandinavisë

Diaspora

Aktivist i denjë i çështjes kombëtare në trojet e Skandinavisë

Nga: Baki Ymeri Më: 24 qershor 2019 Në ora: 00:20
Kopertina e revistës

Shemsi Rukovci mërgoi në Suedi në fillim të viteve të 90-ta si i ri, si shumë shqiptarë tjerë në atë kohë, të detyruar nga represioni i regjimit serb mbi popullatën mazhoritare të Kosovëa. Shemsiu para së të migronte ishte aktivist i dalluar, sidomos në pajtimin gjithëkombëtar në aksionin a Anton Çetës, por me të arritur në Suedi, ai i ngarkoi vetes disa detyra tjera që i pa si prioritet. Ishte koha kur në Suedi kishin arritur përafërsisht 90.000 shqiptarë nga Kosova, të cilët nuk ishin të organizuar aspak. Përkundrazi, ata ishin për çdo ditë pjesë e ballinave të shtypit ditor suedez për aktivitetet e tyre kriminale. Kishin ardhur shumë të rinjë pa prindër, të cilët kishin dezertuar nga thirrjet për shërbim ushtarak, dhë këta të rinjë u keqpërdorën shumë nga rrjetet subverzive që i regrutuan në aktivitete kriminale, sigurisht edhe të infiltruar nga shërbimi sekret serb, i cili punoi shumë që shqiptarët të prezantohen sa më këq në Suedi.

Si prioritet Shemsiu i kishtë dhënë aktivitetit në shuarjen e këtyre rrjeteve kriminale dhe përmirësimin e imazhit të popullit shqiptar në Suedi. Duke marrë iniciaiativa të ndryshme, Shemsiu arriti të formojë një komitet në bashkëpunim me shumë miq në vendstrehimin e komunës së Askersundit, ku ishte i vendosur. Vlen të ceket së në këtë komitet u angazhuan Flamur Kastrati, Vedat Ibishi, Nuredin Sahiti etj. Aktiviteti i tyre ndikoi që kriminaliteti i shqiptarëve të zvoglohet në minimum. Suksesi i tyre në komunën e Askersundit bëri që ky grup të fitojë reputacion dhe të aktivizohen gjithandej në Suedi në luftimin e kësaj dukurie negative, duke i demaskuar bashkëpunëtorët e regjimit serb që ishin infiltruar me parrollat e tyre, gjoja se „këtu në Suedi, atij që nuk vjedh nuk ia kapin lejeqëndrimin”. Parollë që i kishte bindur shumë të rinjë të merren me vjedhje... Pas një ativiteti 6 mujor të këtij komiteti, gazeta e migracionit njofton për këtë sukses duke treguar që kriminaliteti në rradhët e shqiptarëve ishtë minimizuar.

Përveç kësajm Shemsiu u kujdes që ta përvetsojë gjuhën suedeze dhe në kontakte me suedezët të tregohet realiteti i gjendjes së mjerueshme në Kosovë, për të cilën suedezët nuk ishin të informuar. Në këtë aspekt, Shemsiu arriti të punojë shumë edhe nga fakti se ishte shahist i mirë dhe u angazhua në njërin nga klubet më të njohura të regjionit Kumlla Hallsberg Alianssen. Në këtë klub ai arriti të kontaktojë shumë intelektualë dhe njerëz të njohur. Rezultatet e Shemsiut në lojën ë shahut i mahnitën të gjithë, nga se ai arriti të ngritet nga 0 në 22.00 reijting, një nivel që atë kohë ishin vetëm 4-5 shqiptarë. Nuk kishte vend dhe tubim që Shemsiu nuk e kishte vizatuar hartën e Kosovës dhe që nuk u kishte spjeguar për situatën e mjerueshmë në Kosovë. Inciativat e tij që të organizohen tubime me suedezë sa më shumë dhe që aty të prezantohet kultura shqiptare patën jehonë në atë rrethinë.

Në njërën nga tubimet e organizuara ku morrën pjesë mbi 300 suedezë prezantimin e shqiptarëve e bëri në mënyrën më të mirë miku i shqiptarëve, albanologu Ullmar Qvick, për të cilën Shemsiu thotë se ishte befasia më e këndshme në Soedi. Ullmari arriti që suedezëve t’ua spjegojë në detajre çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjitësi. Shemsiu me Ullmarin nuk i ndërpreu kurrë konatktet dhe nga ai u frymëzua shumë që të angazhohet edhe më shumë që kombin e vet ta prezantojë sa më mirë në Suedi. Përveç këtyre dy prioriteteve që i kishte dhënë Shemsiu vehtes ishin: zhdukja e kriminalitetit në rradhët e shqiptarëve dhe puna në teren me suedezë, që të njihet populli suedez me çështjen e Kosovës. Shemsiu kishte punuar shumë edhe në grumbullimin e mjeteve për ndihmë Kosovës. Duke qenë njëri ndër më të bësueshmit në atë rrethinë, Shemsiu u zgjodh Kryetar i Fondit të Qeverisë së Kosovës për atë rrëthinë (fondit të ashtuquajtur 3%). Vlen të theksohet se gjatë kësaj përiudhe për këtë fond u tubuan diku mbi 150.000 marka gjermane.

Shemsiu në vitin 1996 e morri lejeqëndrimin në Suedi, kurse për këtë çështjë njoftoi edhe gazeta më e njohur e rëgjioni Nerkes Alihanda me artikullin e saj prej 2 faqesh të plota me titullin "Paqartësia për Shemsiun morri fund", ai morri lejeqëndrimin. Ky shkrim kishte inspiruar shumë suedezë t’i dërgojnë Shemsiut buqeta me lule në shenjë respekti për punën dhe për sjelljet e tik që shumë herë punoi në mënyrë vullnetare, sidomos në firmën Askim Bosteder, firmë kjo që Shemsiut i dhuroi banesë falas për banim gjatë qëndrimit kur nuk kishte lejeqëndrim, në mënyrë që të mos jetojë në kushtet e vendstrehimores që nuk ishin aq të kënaqshme duke e marrë parasysh numrin e madh të azilkërkuesve në atë kohë. Shemsiu për shkak të punësimit u shpërngul në Norvegji në fund të shekullit të kaluar. Edhe atjë nuk e ndali aktivitetin e tij, varësisht nga koha dhe rrethanat. Ai në ndërkohë u martua me shoqen e studimeve, Bahrije Ramaj, dhe është baba i dy fëmijvë, njëri 17 dhe tketri 19 vjeçar.

Aktivitetin e tij si shahist e ndërpreu në vitin 2005 pas një aksidenti në komunikacion, por arriti që ketë aktivitet ta ringjallë përsëri në vitin 2016. Luajti me mjaft sukses në klubin Sarpsborg këto vitet e fundit në ligën e parë Norvegjeze. U bë kampion i regjonit Ostfold si dhe ndau vendin e parë në Norvegji për moshën 50 vjeçare. Ndërsa tani, kur rrethanat kanë ndryshuar pas çlirimit të vendit, aktivitetin e tik e vazhdoi në çështjen e informimit në formimin e portalit informativ www:kosovalbaner.com, e më vonë Kosovalb.com. Deke e parë gjendjen e mjerueshme të bashkatdhëtarëve të vet në vendlindjë, u aktivizua në shoqatën humanitare Albanor, duke i ndihmuar sipas mundësisë. Për këtë aktivitet, në këtë shoqatë Shemsiu u dekorua disa hërë. Kjo shoqatë humanitare ka arritur që brenda një periudhe 7 vjeçare të ndërtojë 44 shtëpi për të varfërit në trojet shqiptare.

GRUPI I MËRGATËS PËR PAJTIM GJITHËKOMBËTAR

Ne një grup mërgimtarësh, duke qenë larg vendlindjes, larg atdheut, larg çdo gjëje të dashur e të shtenjtë, e ndjen dhe vlerëson më shumë dashurinë ndaj atdheut, por dhe brengoset e ndjen dhimbje dhe më të madhe kur dëgjon lajme tronditëse dhe të hidhura te ngatërresave, kacafytjeve dhe atyre dhe më tragjiket të vëllavrasjeve! Andaj duke ndjerë dhembshuri për këto lëndime të popullit shqiptar ky grup të vullnetit të mir e pa të udhës që të formohetë Grupi Pajtues i cili do të vazhdonte rrugës së ndritur të plakut të urtë Anton Çeta!

Ky grup mërgimtarësh, ka shprehur dëshirë të madhe dhe ka një vullnet të madh pune të domosdoshme për popullin shqiptar në pajtimin e ngatërresave, konflikteve, gjakmarrjeve që shkaktojnë vetëm vëllavrasje! Mjaftë na kanë malltretuar, na kanë pranguar, burgosur e vrarë të tjerët! Mjaftë kemi vuajtur e kemi ujitur këtë tokë shqiptare me gjak e lot! Ka ardhur koha që Grupi pajtues, me vullnet të mirë, me dëshirë që njëherë e përgjithmonë të çrrënjosen këto konflikte e gjakmarrje, të ftojnë në bashkpunim gjithë Kombin Shqiptar të mos lejojmë që të fundosin në hakmarrjet e vëllavrasjet!

Iniciativën e këtij grupi intelektualësh e përkrahën dhe pranuan shumë njerëz shqiptar të vullnetit të mirë për çështjen kombëtare nga shumë vende të Evropës dhe SHBA ku tani numëron dhe një numër të konsideruar, të gjinisë femrore të cilat kanë një dëshirë dhe vullnet të madh për të dhënë kontributin e tyre të vlefshëm dhe të rëndësishëm në këtë mision të shenjtë para Zotit dhe popullit! Grupi pajtim i ka dhënë vetes një mision të domosdoshëm dhe shumë të nevojshëm në çrrënjosjen dhe zhdukjen përfundimtare të hasmërisë dhe hakmarrjes vëllazërore dhe të shkojë drejtë qëllimit final, pra të SHTRIRJES SË DORËS SË PAJTIMIT mes njëri-tjetrit! Prandaj të nderuar e të dashur vëllezër, motra, i dashur i urti populli i jonë shqiptar! Ne, GRUPI PAJTUES ka nevojë për përkrahjen tuaj,sepse pajtimi i familjeve shqiptare vetëm se ndërpret dhe qon drejtë çrrënjosjes së traditave të vjetra vëllavrasjen por vetëm më të mira mund të mundet të keqen! Prandaj ta mundim se bashku të keqen!

Ta shtrijmë dorën e pajtimit drjtë njëri-tetrit! Ta respektojmë dhe nderojmë gjakun e të gjithë atyre që ndër shekuj kanë larë e ujitur me gjak këtë tokë Arbërore që të kemi Lirinë, të kemi Pavarësinë, të jemi të bashkuar e të mos derdhim gjak tjetër vëllazëror mbi gjakun e heronjëve dhe të bashkuar e unjisuar të rrugëtojmë më të fuqishëm se kurrë drejtë dyerëve të familjes Evropiane!

Përndryshe, mërgata shqiptare ka një numër të madh krijuesish, poetë dhe artistë, veprimtarë dhe patriotë. Ja disa emra që meritojnë të defilojnë në faqet e revistës më të vjetër të diasporës shqiptare kushtuar Zt. Shemsi Rukovci:

1. Esat Prekaj - Austri

2. Arbnora Rexhepi - Holandë

3. Sevdije Gjonbalaj - Austri

4. Halil Rexhepi - Holandë

5. Demush Gjonbalaj - Austri

6. Xhevat Spahiu - Suedi

7. Shemsi Rukovci - Norvegji

8. Avdi Beqiri - Itali

9. Ramush Zharku - Norvegji

10. Hysen Aliu - Suedi

11. Rustem Seferi – Norvegji

12. Imri Trena - Norvegji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat