Dy të rinj shqiptarë Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, të 20 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor mbrëmjen e së shkuar në Piacenza të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm para diskotekës Village në Piacenza.
Një makinë tip Renault e drejtuar nga një 30 vjeçare italiane i ka aksidentuar për vdekje 2 të rinjtë shqiptarë, të cilët po ecnin buzë rrugës.
30 vjeçarja italiane ka rezultuar e dehur me një nivel alkooli 4 herë më të lartë se sa norma e lejuar.
Ndaj saj është lëshuar urdhri i arrestit me akuzën e vrasjes së qëllimshme rrugore.