Me kritika të ashpra për partitë ekstremiste nis punën eurodeputetja e parë shqiptare - Bota Sot
Me kritika të ashpra për partitë ekstremiste nis punën eurodeputetja e parë shqiptare

Diaspora

Me kritika të ashpra për partitë ekstremiste nis punën eurodeputetja e parë shqiptare

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 00:28
Arba Kokalar

Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.

“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.

Kokalari ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian. Ajo thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.

“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.

“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...